UBT

Kapitull dhe histori e re për Ecohigjienën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i bordit të Ecohigjienës austriaku Christian Moser gjatë inaugurimit të objekti të ri tha se sot është një ditë historike dhe një kapitull i ri për kompaninë. Qemajl Mustafa ndërkaq ka uruar të gjithë akterët që kanë sjellë një investim të suksesshëm në Partneritetin Publiko Privat. Bajram Isufi kryeshef ekzekutiv tha se këto investime kanë për qëllim që Ecohigjiena të ketë shërbime edhe më cilësore për qytetarët e saj.

Kompania e mbeturinave Ecohigjiena të premten edhe zyrtarisht ka inauguruar objektin e saj modern i cili është investim i përbashkët i kompanisë dhe partnerëve të saj publik. Në këtë ngjarje merrnin pjesë të gjitha strukturat politike dhe institucionale.

Shiritin inaugurues e kanë prerë Qemajl Mustafa, Christian Moser dhe Bajram Isufi. Inaugurimi i objektit të ri të Ecohigjienës është bërë me një lutje nga ana e kryeimamit Agim Hyseni. Ndryshe kjo është ceremonia e parë fetare që përdoret gjatë një inaugurimi të një objekti publik e cila edhe është mirëpritur nga të gjithë pjesëmarrësit të cilët në shenjë nderimi janë ngritur në këmbë. Kryeimami ka uruar me fjalë të mira punën e nisur në objektin e ri modern.

Duke folur për këtë investim të rëndësishëm të Ecohigjienës kryetari i bordit të Ecohigjienës , Christian Moser tha se sot është një ditë e madhe dhe historike dhe një kapitull i ri për kompaninë. Moser tha se ky ndërtim tregon se ne kemi filluar seriozisht të investojmë në këtë projekt i cili jemi të bindur se do t`i sjellë vetëm të mira qytetit të Gjilanit.

Moser tha se pos infrastrukturës e cila tashmë është moderne dhe me shumë zyre Ecohigjiena synon që ta avancojë edhe anën profesionale dhe kujdesin ndaj klientëve. Ai tha se kujdesi për ambientin është thelbësor dhe se tashmë kanë nisur të shpërndajnë edhe kontejner në tërë qytetin.

KKVITI

Kurse Qemajl Mustafa tha se partneri publiko privat që ka ndodhë me Higjienën është njëri nga hapat e parë që ka ndodhur në Kosovë. “Unë jam krenar dhe falënderues për Kuvendin Komunal dhe partitë politike që bashkërisht në masën prej 100 % e kanë mbështetur partneritetin në këtë kompani”.

Mustafa tha se Higjiena nuk ka pasur të hyra vetanake dhe edhe tani ka të hyra modeste , por unë jam i sigurt se kompania në të ardhmen do të jetë e vetëqëndrueshme. Mustafa tha se është mirënjohës për investitorët e huaj që e kanë zgjedhur Gjilanin për të derdhur kapitalin e tyre. “Këto investime të huaja dëshmojnë se Gjilani ka klimë të mirë të sigurisë dhe jemi të renditur krejt lartë sa i përket klimës për të bërë biznes dhe për të investuar “tha Mustafa.

Kurse Bajram Isufi kryeshef ekzekutiv i Ecohigjienës tha se objekti i ri i jep kësaj kompanie një pamje të re dhe moderne. Isufi tha se objekti i ri, zyrat e reja dhe teknika moderne do u shërbej atyre për të ngritur shërbimet dhe kualitetin ndaj qytetarëve.

Isufi tha se deri tani nga kjo kompani janë investuar mbi 300 mijë euro kurse mbetet e para për kah shërbimet.

Isufi tha se ky investim po bëhet me të vetmin qëllim që Ecohigjiena të jetë sa më profesionale, e shpejt dhe efikase karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit. “Se jemi të parët dhe më të mirët këtë e ka dëshmuar një anketim që ka bërë USAID dhe MAPL e ku e radhisin këtë kompani si njërën ndër më të suksesshmet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët në pastrimin e parqeve, mirëmbajtjen tyre, pastrimin e trotuareve” etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj: