Fundamenti

Musmurati: Këshilli drejtues i PDK-së në Gjilan mbahet më 13 mars

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli Drejtues i degës së PDK-së në Gjilan pritet të mbahet më 13 mars tha për rajonipress Basri Musmurati koordinator i procesit zgjedhor brenda PDK-së.
Këshilli Drejtues i degës së PDK-së në Gjilan nuk do të shtyhet tutje. Basri Musmurati për rajonipress tha se Këshilli drejtues i degës së PDK-së në Gjilan do të mbahet të mërkurën, më 13 mars. Sipas tij kjo shtyrje është bërë për shkak të festës së mësuesit dhe ditës së gruas.

Musmurati tha se procesi zgjedhor në degën e PDK-së në Gjilan ka kaluar mirë dhe mbretëron një atmosferë e mirë.

Musmurati tha se PDK-ja në Gjilan është forcuar shumë me procesin zgjedhor që është zhvilluar së fundit. “Në kuadër të PDK-së në Gjilan kemi mjaft prurje të reja dhe janë kyçur njerëz e aktivist të shumtë. Këto prurje kanë vlera dhe e rrisin cilësinë e PDK-së sepse kemi shumë të rinj e studentë dhe ajo çka është domethënëse ka edhe gra të angazhuara më tepër se herëve tjera.

Musmurati nuk deshi të flas për emrat e kandidatëve për kryetar dege, por tha se procedura është shumë e thjeshtë. Këshilli Drejtues e zgjedhë kryesinë dhe kryesia pastaj e zgjedhë kryetarin. Ai që merr vota më së shumti edhe do të jetë kryetar i PDK-së në Gjilan tha Musmurati.

Fundamenti

Ndryshe kandidati më favorit edhe në mesin e elektoratit të PDK-së, por edhe të grupacioneve tjera në qytet padyshim mbetet Qemajl Mustafa.

Ai mori më së shumti vota në Kuvendin e fundit zgjedhor të PDK-së . Mustafa në radhët e elektoratit njihet si njeri reformator , komunikues dhe i afërt me të gjitha grupimet.

Ishte angazhimi tij dhe ndikimi i tij tek qytetarët e Gjilanit që PDK-në e solli në pushtet në vitin 2007, derisa më herët PDK kishte humbur të gjitha zgjedhjet në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: