ARKATANA

Gjykata e Vrajës i dërgon ftesë Ramiz Byqmetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ramiz Byqmeti i plagosur më 17 janar 2013 në Ponesh të Gjilanit ka marrë një ftesë nga Gjykata e Vrajës në cilësinë e dëshmitarit. Byqmeti tha për rajonipress se e ka refuzuar ftesën sepse nuk dëshiron të marrë pjesë në një gjykim që po ndodhë jashtë Kosovës.

Ramiz Byqmeti i plagosur më 17 janar 2013 në Ponesh të Gjilanit është befasuar kur nga postieri ka marrë një ftesë nga Gjykata e Vrajës për të dëshmuar rreth vrasjes së vëllait të tij Adem Byqmetit. “Unë e kam refuzuar menjëherë këtë ftesë pa asnjë hezitim sepse nuk dëshirojë të marrë pjesë në një gjykim që po mbahet jashtë Kosovës. Unë dhe familja ime kërkojmë nga EULEX-i që vrasësit e 17 janarit të sillen para drejtësisë në Gjilan, aty ku edhe ka ndodhur vrasja. Këto ftesa janë një vrasje e dyfishët e vëllait tonë dhe neve si familje “ tha Ramizi.

Ramiz Byqmeti është i befasuar nga policia dhe Prokuroria e Gjilanit që askush nuk është përkujdesur për të e as që e ka sugjeruar ndokush sesi të veprojë në këtë rast. “As në pyetje nuk më kanë marrë edhe pse e kam parë me sytë e mi vrasjen e vëllait” tha Ramizi.

Ndërkaq kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha për rajonipress se asnjë dëshmitarë që lidhet me vrasjen në Ponesh nuk ka nevojë të dëshmojë në Serbi. “Ne kemi kërkuar edhe më herët që ky rast duhet të gjykohet në Gjilan sepse këtu ka ndodhur vrasja dhe për ne çfarëdo hetimi që ndërmerr ndonjë institucion paralel në Serbi është i pavlefshëm” tha Maloku.

FIDANISHTJA

Ndryshe i dyshuari kryesor për vrasjen e Adem Byqmetit nga Poneshi i Gjilanit, Radovan Stojiq dhe Ivan Stojiq i dyshuar për tentim vrasje janë vetëdorëzuar në Gjykatën e Kragujevcit, ku edhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe policia kanë lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor që vrau më 17 janar 2013 Adem Byqmetin (1973) nga Poneshi i Gjilanit i cili qe vrarë tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit” në Ponesh derisa po prente dru me të vëllain Ramizin, i cili gjithashtu ishte plagosur rëndë.

Ndryshe menjëherë pas vrasjes ishte arrestuar nga policia e Gjilanit , Momqillo Stojiq i cili ende ndodhet në paraburgim.

Prokurori i rastit Afrim Shefkiu ka thënë se dy të dyshuarit kryesor duhet të përgjigjen për veprën e kryer në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: