Fundamenti

Haradinaj: PDK-ja s’mund ta ndryshojë gjendjen në vend

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për media ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të ndryshojë gjendjen jo të mirë në vend.
Ai gjatë një konference për media ka thënë se AAK nuk do të përfshihet në ndonjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë që ishte propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Haradinaj nuk përjashtoi asnjë parti politike me të cilën do të mund të bashkëpunonin, por është i sigurt se nuk do të hyjë në koalicion me partinë e kryeministrit Thaçi, raporton “KosovaPress”.

“Ne nuk e kemi përjashtu askënd, do të thotë për spektrin politik edhe nuk kemi paraparë një marrëveshje bllok të bllokut të djathtë, ajo që po bëjmë është se po i drejtohemi qytetarit për me e marrë besimin edhe besojmë që me i fitu zgjedhjet është reale”, ka thënë ai.

Fundamenti

Edhe këtë herë, Haradinaj e ka kritikuar qeverisjen e tanishme.

“Analiza jonë është që gjendja në vend, qeverisja nuk është kualitative, kemi thënë disa herë se është një gjendje jo e mirë, kemi bërë një ofertë për me e ndalë këtë gjendje me PDK-së por e dini se nuk ka ndodhë, do të thotë se mendojmë se kontributi i PDK-së për me ndalë gjendjen edhe me kriju një gjendje të re gati sa është i pa përdorshëm në të ardhmen”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Haradinaj duke folur për zhvillimet në vend ka thënë se në marrëveshjet për dialogun duhet të kihet kujdes të shtuar dhe të mos nxitohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.