Fundamenti

Osmani rikthehet pas një muaji

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kishte pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen Drita – Trepça 89, mirëpo falë vullnetit dhe angazhimit të madh ai do t’i rikthehet fushave të gjelbra në prill, për t’i ndihmuar skuadrës drejt objektivave të saj.

Në një prononcim për gazetën ‘Tribuna’, Osmani ka treguar për rikthimin e tij, eliminimin nga Kupa e Kosovës si dhe për objektivat e klubit në Superligë.

“Kam filluar të stërvitem me skuadrën, mirëpo nuk do të rrezikojë që të luajë së paku edhe një muaj apo një muaj e gjysmë, pasi kështu më ka sugjeruar edhe mjeku Qëndrim Kida, i cili më ka operuar dhe i falënderohem njëherësh për kujdesin e tij”, shprehet Osmani.

Numri tetë i Dritës, tha se nuk dëshiron që të rrezikojë që të fillojë nga tani të luajë, pasi dëshiron që të jetë plotësisht i gatshëm për t’i ndihmuar skuadrës kur ta bëjë rikthimin.

“Nuk dua që të rrezikojë të kthehem menjëherë të luajë, pasi lëndimi ka qenë tejet i rëndë. Do të kthehem brenda një kohe të shkurtër dhe dua që t’i ndihmojë skuadrës për t’i arritur objektivat e saj”, vazhdon tutje Osmani.

FIDANISHTJA

Synojnë titullin

Skuadra e Dritës u eliminua nga Kupa e Kosovës nga Trepça në Mitrovicë, ku u mposht me rezultat minimal 1:0. Kësisoj, ata tani synim të vetëm kanë titullin e kampionit, që sipas Osmanit, do ta ndjekin varësisht prej rezultateve të ndeshjeve në vazhdim.

“Edhe pse nuk kam luajtur në këtë ndeshje, them se jemi eliminuar pa meritë, pasi meritonim më shumë, megjithatë duhet të fokusohemi tani në kampionat. Titulli nuk është i obligueshëm, pasi jemi larg tetë pikë nga lideri, mirëpo në rast se do të na jepet mundësia, do ta ndjekim deri në fund”, shprehet ‘Laqi’.

Drita ndeshjen e parë në pranverë e zhvillon në udhëtim te Liria, e cila do të zhvillohet në Suharekë, për arsye se skuadra prizrenase nuk e ka të gatshëm fushën e stadiumit. Osmani vlerëson se skuadra e tij ka kapacitet që nga kjo ndeshje të dalë e pamposhtur, pasi që përgatitjet jashtë vendit i kanë ndihmuar shumë. “Do të udhëtojmë drejt Suharekës për t’u përballur me Lirinë, ku besoj se bashkëlojtarët e mi do të japin maksimumin për të dalë nga kjo ndeshje me pikë të fituara”, përfundoi Osmani. (ORAinfo)