Mobi Casa

E pafundme ti…

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Fehmi Qerimi

KKVITI

Ti je alfa dhe omega
udhë(për/mbi)shkrimi, kufiri i pashkelur
kasollja maja më e thepisur
rruga Olimpi e panjohura X
deti i trazuar i ndjenjave valë
ajsbergu mjellma e pashoqe
barka që përkundet sa majtas sa djathtas
ego porcelani i brishtë
stina e përmotshme pa shira e furtuna
qielli i kthjelltë vesa e barit jetë
dhe unë pjesa tjetër e lotit
optika materia e gjakut
syri yt