KKVITI

Daci: Sjelljet e skenës politike shqiptare të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se nuk ka alternativë tjetër përveç bisedimeve në Bruksel.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci në mbledhjen e rregullt të kryesisë së LDD-së, ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme, e rëndë dhe kritike për integritetin e brendshëm kushtetues të vendit.

“Shpresojmë dhe besojmë se delegacioni i Kosovës nuk është pa përvojë. Pa përvojë të mirë po edhe pa përvojë të keqe. Dua të besoj shumë se nuk do të bëjmë edhe ndonjë lëshim jashtë atyre që i kanë bërë në Vjenë, si përfaqësues të Kosovës”, ka thënë Daci.

Sipas tij, sjelljet, në përgjithësi, të skenës politike shqiptare në Ballkan janë të mjerueshme, transmeton KP.

Uji Dea

“Njerëzit që nuk kanë përvojë dhe rinia në veçanti do të pyeste se çka po ngjanë me ne dhe a meritojmë diçka. Nuk duhet të jesh ekspert dhe ta shohësh se çka po ngjanë në Shqipëri, ajo që është shumë më e rrezikshme, çka po ndodh në Maqedoni, në Luginë të Preshevës dhe sot në Kosovë. Mbledhjet e fundit të Parlamentit të Kosovës nuk ofrojnë shpresë që kemi krijuar pjekuri politike dhe kombëtare”, ka thënë Daci, sipas një komunikate për media nga LDD-ja.

LDD bën ftesë spektrit politik në veçanti në Kosovë, por edhe spektrit mbarëkombëtar për unitet.

“Ajo që mund të humbet në një finale të një loje deri tash mirë të udhëhequr nga delegacioni i Kosovës në Bruksel nuk mund të kompenzohet kurrë më. Ose tani duhet të thërrasim ndërgjegjën e vetëdijës të gjithë dhe në veçanti opozita. LDD vlerëson se alternativë tjetër përveç bisedave në Bruksel nuk ka, as Kosova, as rajoni as Ballkani. Po të propozonte dikush ndonjë alternativë më të shëndetshme, më të qëndrueshme për sot dhe nesër, ne si LDD me kënaqësi do ta përkrahnim. Atë që propozojnë, mjerisht, është kthimi në mesjetë”, ka theksuar Daci. /Telegrafi/