ARKATANA

Zhegra i zgjedh koordinatorët e 18 fshatrave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për 18 fshatrat të cilat gravitojnë në rrethinë u zgjodhën strukturat përgjegjëse të cilat në koordinimin e zonjës Shukrije Ramadani do të përgatisin dokumentacionin e duhur , dhe të dhënat e grumbulluara bashkë me planin zhvillimor do të dorëzohen në MAPL.

Nën udhëheqjen e kryetares së Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë, zonjës Shukrije Ramadani u mbajt takimi i rregullt i mbi 100 anëtarëve pjesëmarrës nga 18 fshatra për rreth.

Në këtë takim janë formuar strukturat udhëheqëse të fshatrave , respektivisht janë zgjedhur koordinatorët e fshatrave të kësaj rrethine e cila pretendon dhe punon për të fituar statusin e Komunës.

Për 18 fshatrat të cilat gravitojnë në rrethinë janë zgjedhur strukturat përgjegjëse të cilat në koordinimin e zonjës Ramadani do të përgatisin dokumentacionin e duhur , dhe të dhënat e grumbulluara bashkë me planin zhvillimor do të dorëzohen në MAPL.

Fundamenti

Shukrije Ramadani kryetare e këshillit për shpalljen e Zhegrës komunë tha se nga të pranishmit edhe njëherë u theksua nevoja për shpalljen e Zhegrës Komunë. Pasi siç u tha Zhegra i plotëson të gjitha kushtet për të gëzuar statusin e Komunës si faktorin demografik, territorial e ekonomik.

Nga ky takim është thënë se duhet punuar e unifikuar në vazhdimësi me të gjithë mekanizmat relevant që të realizohet objektivi për shpalljen e Zhegrës Komunë.

Në fund këshilli reagoi dhe hodhi poshtë kategorikisht mundësin e mbylljes së Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër. Pasi siç u tha ky vendim është i ndikuar politikisht, meqë këto paralele funksionojnë nga viti 1972.

Zhegranasit nuk do të lejojnë të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e tyre, për të cilin luftuan dhe punojnë në rindërtimin e tij,j anë tejet të zhgënjyer me këtë vendim të padrejtë të cilin e mësojnë nga mediet dhe do të reagojnë fuqishëm në rast se tentohet mbyllja e paraleleve të shkollës së mesme të lart në Zhegër./rajonipress/

Mund të ju interesoj: