ARKATANA

Ramadani: Reagimi i Rapucës, veç me fraza boshe

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ramiz Ramadani i cili udhëheq komisionin për zhvillim ekonomik dhe agrokulturë në LDK nuk ka mundur t`i durojë përgjigjet që dha një ditë më herët Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë.Duke mos u pajtuar me konstatimet e Nazmi Rapucës, Ramiz Ramadani thotë se reagimin po e bënë jo për tu mbrojtur , por për shkak se reagimi i tij nuk ka fakte.

“E lexova me kujdes reagimin tuaj z. Drejtor dhe me nxiti të reagoj jo gjuha që e keni përdorur, se e kuptoj që ju duhet të mbroheni, por mungesa e fakteve dhe argumenteve për ato shqetësime që ne i kemi ngritur. Në mungesë të argumenteve ka qenë dashtë ta zgjidhni heshtjen, e jo shumë llafe e edhe atë për shumë vite të kaluara, sepse ato pastaj janë pallavra thotë në kundër reagimin e tij” Ramiz Ramadani.

Ramiz Ramadani i cili udhëheq komisionin për zhvillim ekonomik dhe agrokulturë në LDK nuk ka mundur t`i durojë përgjigjet që dha një ditë më herët Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë.

Duke mos u pajtuar me konstatimet e Nazmi Rapucës, Ramiz Ramadani thotë se reagimin po e bënë jo për tu mbrojtur , por për shkak se reagimi i tij nuk ka fakte. “E lexova me kujdes reagimin tuaj zoti Rapuca dhe me nxiti të reagoj jo gjuha që e keni përdorur, se e kuptoj që ju duhet të mbroheni, por mungesa e fakteve dhe argumenteve për ato shqetësime që ne i kemi ngritur. Në mungesë të argumenteve ka qenë dashtë ta zgjidhni heshtjen, e jo shumë llafe e edhe atë për shumë vite të kaluara, sepse ato pastaj janë pallavra “thotë në kundër reagimin e tij Ramiz Ramadani

UBT

“Asnjëherë nuk ju kemi akuzuar se ju mungon vullneti, e as dija, por që ju mungon përkrahja dhe ju mungojnë rezultatet, dhe kjo pastaj bënë që të degjenerohet institucioni.
Ju e filluat para tri viteve qendrën për përkujdesje ndaj qenve endacak në fshatin Velekincë dhe asnjëherë nuk arritët ta bëni asnjë hapë, kush ju pengoi zotëri LDK-ja ?
Bashkë e filluam projektin e shpimeve në fshatin Llashticë dhe Përlepnicë, i cili mbeti aty ku u nis. Dhe edhe kësaj radhe se besoj se ju ka penguar LDK-ja” ka shtuar Ramadani.

Sipas Ramadanit prerja e drunjve dekorativ ( blinave ), në mënyrë masive ishte kryevepër e së keqes. “Sa herë që është reduktuar buxheti i bujqësisë, ju ka rastisur të mos jeni në sallën e kuvendit komunal. Derisa thoni se për vitin 2013, Ministria e bujqësisë ka planifikuar mbi 27 milion € grante dhe subvencione dhe se do të ketë edhe rritje të buxhetit komunal për bujqësi. Si ndodh që ju e dini buxhetin e Ministrisë, e nuk e dini buxhetin tuaj. Apo, aj buxhet është aq i vogël sa ju nuk dëshironi ta bëni publikë. Dhe kjo zotëri drejtor është kamufluar” shprehet Ramadani.

Megjithatë Ramadani thotë se të gjitha këto do t`i vlerësoj qytetari dhe mos u brengosni nëse keni rezultate, por mos bëni përpjekje të najë ndaloni të shqetësohemi kur i shohim këto mangësi. “Se besoj se keni arritur deri aty sa të mundoheni t`i përvetësoni qytetarët dhe se për ata duhet të përkujdeseni vetëm ju. Sa i përket asaj se edhe sa gjatë do të jeni në pushtet, unë të uroj shumë shëndet, tatëpjeta juaj dhe e PDK-së, tani më është e pandalshme. Ajo është si shtëpia prej boçave, edhe sa boça i duron se di, por që do të shembet jam i sigurt” ka thënë në reagimin e tij Ramiz Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.