FIDANISHTJA

Tërhiqet Ahmet Isufi- nominohet Rexhep Kadriu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ahmet Isufi deri dje kryetar i degës së AAK-së në Gjilan është tërhequr përfundimisht nga interesimi për të qenë edhe më tutje kryetar i këtij subjekti politik në Gjilan. Isufi kryesisë së degës i ka propozuar Rexhep Kadriun i cili edhe është nominuar me koncenzus për kryetar të degës së AAK-së.

Në mbledhjen e kryesisë së degës së AAK-së të mbajtur të shtunën është analizuar ecuria e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme të partisë të cilat do të përfundojnë në fundin e këtij muaji.

Sipas grupit punues për zgjedhjet e brendshme në AAK e Gjilanit kryesia ka shqyrtuar edhe kandidaturat për kryetarë të Degës, dhe me konsensus është vendosur që për kryetarë të degës së AAK-së në Gjilan të nominohet Rexhep Kadriu ish anëtarë i kryesisë dhe anëtarë i devotshëm i kësaj partie.

Kadriu pati mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe një mbështetje të fuqishme edhe nga kryetari aktual i degës dhe nënkryetari i AAK-së në nivelin qendrorë Ahmet Isufi.

Mobi Casa

Ndryshe Ahmeti Isufi edhe më herët ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të degës me arsyetimin se ka përgjegjësi dhe aktivitete të shtuara dhe të angazhuara në Prishtinë.

Isufi edhe në këtë takim ka folur për rezultatet që po arrin ky subjekt politikë në tërë Kosovën derisa ka përsëritur qëndrimin se AAK do të qeverisë me tërë Anamoravën në të ardhmen.

Kandidati i dominuar për kryetar Rexhep Kadriu tha për rajonipress se do të punojë me përkushtim e përgjegjësi për ta ngritur dhe avancuar edhe më tepër degën e AAK-së në Gjilan. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.