Eko Higjiena

Vdes xhaxhai që vrau nipin sot në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ka vdekur edhe personi i dytë që kreu vrasjen në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani. N.B., i moshës 53-vjeçare dyshohet se vrau nipin e tij 32 vjeç.

“Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i cili u përfshi në vrasjen në Gjilan. Ai ishte në moshën 53 vjeçare. Polica po e heton rastin”, ka thënë Hashani.

Ndërkaq, lajmin për vdekjen e N.B., tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Mobi Casa

“Personi me inicialet N.B., i lindur në vitin 1964, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Humbja e jetës së tij është konfirmuar në Qendrën e Emergjencës”, është thënë për Express zëdhënësja e QKUK-së.

Express merr vesh se viktima janë Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku. Ngjarja ndodhi në afërsi të lokaleve në Gjilan, ku të dy punonin si “këmbimues”.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen.