FIDANISHTJA

Të mjerët ne

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Blerina Rogova – Gaxha – Mjerimi ynë ka të bëjë me shpërfytyrimin e klasës politike, me kapadaillëkun e njerëzve të pashkollë që i kanë vjedhur postet e pushtetit dhe ato i mbajnë si me tapi, me organizimin mafioz e familjar të kësaj klase.

Mjerimi i këtij vendi shkon përtej varfërisë dhe ka ngjizur në shpirtin e një numri tmerrësisht të madh të njerëzve. Në këtë vend, që për botën normale rezulton të jetë i mjerë dhe i varfër, djelmoshat e babit rrahin policë e shpëtojnë pa therrë në këmbë, ndërkohë që prokurorëve e gjyqëtarëve iu pështon shurra pikë-pikë përballë baballarëve të tyre, të cilët edhe rrejnë edhe fëlliqin me gojë!

Kosova është renditur krejtësisht e mjerë në Web-faqen amerikane për biznes dhe teknologji, ku nga 197 vende të botës ajo është e nënta. I ka vëtëm tëtë të tjera që janë poshtë mjerimit të saj, siç janë Xhibuti, Zimbabve e ndonjë tjetër.

Në raportet e CIA World Factbook, më shumë se gjysma e kosovarëve janë të varfër, ose janë të mjerë. Këto janë të dhënat e dynjasë për Kosovën, por mjerimi ynë është më i tmerrshëm se sa i organizatave prestigjioze që merren me hulumtimin e mjerimit në botë. Mjerimi ynë është në shkallën më të rëndë në raportet më shtetin, në marrëdhëniet me pushtetin, në kapjen nga krimi të këtij të fundit dhe në krijimin e një klase mafiozësh që i janë lëshuar popullit të shkretë dhe duan ta rrjepin për së gjalli.

Mjerimi ynë ka të bëjë me shpërfytyrimin e klasës politike, me kapadaillëkun e njerëzve të pashkollë që i kanë vjedhur postet e pushtetit dhe ato i mbajnë si me tapi, me organizimin mafioz e familjar të kësaj klase. Mjerimi i këtij vendi shkon përtej varfërisë dhe ka ngjizur në shpirtin e një numri tmerrësisht të madh të njerëzve. Në këtë vend, që për botën normale rezulton të jetë i mjerë dhe i varfër, djelmoshat e babit rrahin policë e shpëtojnë pa therrë në këmbë, ndërkohë që prokurorëve e gjyqëtarëve iu pështon shurra pikë-pikë përballë baballarëve të tyre, të cilët edhe rrejnë edhe fëlliqin me gojë!

Fundamenti

Të burgosurit dhe vrasësit e pushtetshëm falen ose arratisen dhe presin ditë më të mira për ta shkërdhyer Kosovën. Ministrat hajdutë që më të shpeshta i kanë aferat korruptive se sa kollaret që i ndërrojnë përditë, fshihen nën sqetullën e kryetarit të tyre, që aksidentalisht e drejton qeverinë. Kryetarë komunash e ambasadorë vazhdojnë të qeverisin me dosje krimi që iu flejnë në sirtarët e gjyqeve dhe për më tepër shndërrohen në kapo, që diktojnë rregullat e funksionimit të shtetit të mjerë. Mësues normalesh dhe të tjerë me shkolla nate, gllabërojnë sistemin e arsimit të një populli, vjedhin tituj e grada shkencore dhe rekrutohen që të jenë elita intelektuale e shkencore e së ardhmes.

Pranvera arabe, mund të jetë ngjizja e një lëvizjeje që përmbysi një sërë regjimesh totalitare e qeverish diktatoriale dhe mund të ta fusë frikën se mos kjo pranverë do mund të ndodhë edhe në vendin, që është renditur ndër më të varfërit në botë. Megjithëse jami bindur me qindra herë se populli shqiptar është një popull i urtë e i shtruar, po ashtu kemi parë që ai do të jetë edhe i çartur e i pabindur sa herë që laku ia zë frymën.

Kujtesa edhe mund të jetë shkaktari kryesor i fobisë dhe i lemerisë, sa herë të kujtohen lëvizjet që kanë përmbysur sisteme e diktatura. Mjafton të të kujtohen diktatorët e gjithëpushtetshëm që për popujt e tyre kanë qenë zotër në tokë, e që janë prerë më thikë në fyt, si Gadafi, Sadami i Irakut apo Sadami i Ballkanit e dhjetëra të tjerë, dhe të të kapë tmerri se një skenar i tillë i mundshëm mund t’i ndodhë edhe vendit tënd dhe të thuash “kah me zhduk”!

Çifligu i pushtetit ka mbledhur njërez plot që vendin më parë se në institucione e kanë në hapsane, dhe derisa të mos ndodhë kjo, pranvera gjithmonë do të jetë në prag. Është e mundur që pranvera arabe të duket dimër i zi, në krahasim me pranverën shqiptare, po qe se ndodh. Çifligarët që rrinë shtrirë në çifligun e pushtetit, do të duhej të mendonin për të ikur me vrap, duke parë e mësuar se ç’sëmundje i kanë injektuar vendit. Ndonëse e pushtuar në gjithë historinë, Kosova nuk ka guxuar që sot të dalë aty ku ka dalë. Kaq e shpërfytyruar. Laku ka mbërritur në kockë dhe nuk mban më dhe po shpërtheu, këtu mund të mos e njohë më ‘qeni të zon’ “!