UBT

Kasami e vlerëson hap të qëlluar kthimin në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Luzern – Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami ka lënë elitën e Anglisë për të luajtur në atë të Zvicrës, por këtë lëvizje e vlerëson hap të qëlluar për karrierën e tij. Nga Fulhami i Anglisë, ku nuk kishte shumë hapësirë për lojë, ai është huazuar para pak ditëve, deri në fund të stinorit te Luzerni.

“Është mirë për mua që këtë sezon të luaj në Zvicër dhe të jem afër familjes time”, ka thënë Kasami të martën për “Blick.ch”.

Mesfushori nga Struga shpreson t’i ndihmojë Luzernit që të arrijë të mbijetojë në Superligën e Zvicrës.

Mobi Casa

“Ne jemi në një situatë ku duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë sa më shumë ndeshje, pasi kushtet në klub janë në rregull. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, pavarësisht situatës aktuale në tabelë”, ka theksuar Kasami. Luzerni pas 20 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e tetë me 19 pikë.

Kasami më herët ka luajtur për disa skuadra në Zvicër para se të transferohej në ishull. Ai është edhe pjesë e ekipit U21 të Zvicrës. (koha)