Januzi ia siguron fitoren Vorsklës
Sulmuesi kosovar Ahmed Januzi, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën ukrainase Vorskla Potlava që mposhti skuadrën ruse, Kuban me rezultatin 1:0.
Januzi golin e shënoi në minutën e gjashtë në miqësoren që u zhvillua të martën në Belek të Turqisë, ku edhe është duke i zhvilluar përgatitjet skuadra e Vorkslas.
Reprezentuesi i Shqipërisë luajti gjatë tërë ndeshjes, derisa mbrojtësi Armend Dallku nuk u paraqit fare. Januzi 24-vjeçar në këtë edicion të Premierligës së Ukrainës, ka shënuar tri gola në 12 paraqitje.


