FIDANISHTJA

Futbolli i femrave, i pëlqyer në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ato bënë historinë, u bënë femrat e para, jo vetëm në Gjilan, por edhe në rajon që u bënë pjesë e një klubi të futbollit, që e pagëzuan KF Drita.GJ. U pa se Gjilani kishte nevojë të kahershme për një ekip futbolli të femrave, ngase interesimi ishte tejet i madh dhe ndonëse nuk kanë bërë as gjashtë muaj që prej ekzistimit, ky ekip është radhitur i dyti në garat e vjeshtës.

Edhe tashti, 27 futbolliste, nën përkujdesjen e trajnerëve Afrim Mehmeti e Mentor Sijarina, vazhdojnë përgatitjet për garat e pranverës, kurse përkushtimi nuk mungon. Këto vajza, që kryesisht janë të moshës së re janë krenare që janë ndër futbollistet e para femra në Gjilan, sikurse që deri më tashti kishin pësuar vetëm një humbje.

Siç theksojnë trajnerët Mehmeti e Sijarina, është tejet e vështirë që të punohet me ekipin e femrave, por falë përkushtimit të futbollisteve është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe se është kuptuar se vetëm me punë mund të arrihen sukseset.

UBT

Ndonëse sporti i femrave nuk po ndihmohet edhe aq shumë, për futboll edhe tek femrat ka interesim të madh e në këtë ekip të gjitha femrat që kanë talent janë të mirëserdhura dhe dera është e hapur për të gjitha.

Ndonëse ekip i ri, tashmë tri futbolliste, janë ftuar nga përzgjedhësi i Shqipërisë. Janë këto sulmuesja Antigona Behluli, që ka shënuar tetë gola në vjeshtë, sikurse edhe mbrojtëset Mirjeta Kçiku dhe Besa Borovci, futbolliste këto që më me ëndje do të luanin për përfaqësuesen e Kosovës, aq më tepër që tashti futbolli i femrave e ka fituar të drejtën e miqësoreve.

Në këtë ekip, janë kyçur edhe futbolliste nga komuna e Dardanës, shtatë sish, sikurse një futbolliste tjetër është nga Vitia, derisa së fundi ekipit i është bashkëngjitur edhe lojtarja vendore me përkatësi serbe, Bojana Trajkoviq.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.