Uji Dea

Basha synon të kthehet titullar te Torino

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Migjen Basha, ka pesë ndeshje që nuk ka qenë titullar te skuadra e Torinos që garon në Serie A të Italisë. Madje, në këto pesë ndeshje ai as nuk është aktivizuar për asnjë minutë.

Por Basha, 26-vjeçar, vendin e titullarit synon ta rikthejë shumë shpejt. “Para pesë ndeshjesh pësova një lëndim në këmbë dhe humba edhe forcën fizike. Dhe trajneri aktivizoi një lojtar tjetër në pozitën ku luaj unë.

Mobi Casa

Ekipi shkoi mjaft mirë në këto ndeshje, por unë besoj se do të kthehem sërish në pozitën ku isha më herët. Tash jam më mirë në aspektin fizik dhe jam i gatshëm të jap kontributin tim”, ka thënë Basha për gazetën.

Mesfushori kosovar ka shënuar një gol në 13 paraqitje gjatë këtij edicioni në Serie A. Torino e Atalanta kanë në bashkëpronësi kartonin e Migjen Bashës. Por çështja e tij duhet të zgjidhet në qershor të këtij viti. “Në qershor duhet patjetër njëra ose tjetra skuadër të blejë komplet kartonin tim. Sa kam informata unë të dyja skuadrat janë marrë vesh që unë të mbetem në Torino”, ka shtuar Basha.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.