United Hospital

Matoshi në AAK: I kam besuar Rugovës, tash i besoj Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sipas tij Haradinaj dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, janë dy politikanët e vetëm të cilëve u ka besuar, dhe mbi bazën e besimit, që sipas tij është bazë e politikës, e ka bërë këtë kapërcim.

Publicisti Halil Matoshi është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo u bë e ditur sot, gjatë një konference për media.

Matoshi gjatë prezantimit ka thënë se e zgjodhi AAK-në që t’i kthehet skenës politike ngaqë i beson fort kryetarit Ramush Haradinaj.

Sipas tij Haradinaj dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, janë dy politikanët e vetëm të cilëve u ka besuar, dhe mbi bazën e besimit, që sipas tij është bazë e politikës, e ka bërë këtë kapërcim.

Eco Higjiena

“Mendoj që politika është besim. Nëse nuk ka besim, rezultatet janë të dobëta. Në jetën time, në politikë u kam besuar dy njerëzve: Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Këta dy njerëz më kanë dhënë siguri. Nëse nuk ke siguri rezultatet janë të dobëta. Ne duam që qytetarëve të Kosovës t’ia kthejmë besimin. Prandaj na priftë e mbara”, ka thënë Matoshi.

Lideri i partisë Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në parti Matoshit, duke thënë se me të do të punohet për të mirë të vendit, raporton lajmi.net.

“Për ne shqiptarët Halil Matoshi është emër i njohur. Në përpjekje bashkë me Ibrahim Rugovën ka përçuar mesazhe të rëndësishme për vendin. Me Halilin fatin e njëjtë e kanë përçuar edhe të burgosurit shokët e tij. Halili njihet për fjalët e tij, ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë. Njerëzit e këtij vendi duhet me u bashku me punu për vendin pa hile”, ka thënë Haradina/j./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.