Fundamenti

Kuqi: Jam për koalicion me AAK, por pa e larguar AKR

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi i kontaktuar nga rajonipress tha se deklarata e tij rreth zgjedhjeve është keqinterpretuar dhe ka dal se unë kam folur për koalicionin, derisa unë kam komentuar rreth kërkesës së LDK-së për të mbajtur zgjedhjet.

Në fakt Kuqi tha se kur është pyetur për LDK e cila po kërkon zgjedhje, unë kam thënë “pyetni a e kanë përnjëmend”.

Kurse rreth koalicionit Kuqi tha për rajonipress se “unë jam për koalicion me AAK, por pa e larguar AKR dhe se për çështje të pozitave duhet të negociohet sipas fuqisë politike të secilit” tha Kuqi./rajonipress/

—————————————————————-
Me gjithë brishtësinë e koalicionit aktual qeverisës në Kosovë, zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet nuk besojnë se do të ketë nevojë për ndryshime në Qeveri.

Mobi Casa

Koalicioni i Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi me Aleancën Kosova e Re të afaristit Behxhet Pacolli, sipas analistëve politikë, nuk ka më shumë se 59 vota në Kuvend, çka po të vërtetohej me një mocion mosbesimi, do të nënkuptonte rënien e Qeverisë, ngaqë 61 vota në Kuvend janë limiti i fundit për mbijetesën e një qeverie.

Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk u beson këtyre analizave. Ai beson se koalicioni do të vazhdojë punën deri në zgjedhjet e ardhshme. Kuçi nuk pret që të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri, duke e parë si shumë më të rëndësishme përmbylljen e reformave zgjedhore, sesa thirrjen e një procesi të ri zgjedhjesh.

“Të gjitha partitë politike janë të interesuara fillimisht ta kryejnë reformën zgjedhore, të krijojmë një ambient ku qytetarët do të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre dhe vullneti i tyre do të realizohet me rezultat zgjedhor. Ne nuk kemi asnjë dilemë për punën që po bëjmë, për legjitimitetin qytetar, për angazhimin që po bëjmë dhe se kabineti qeveritar do të funksionojë gjithmonë në bazë të ligjit, Kushtetutës dhe legjitimitetit demokratik”, thotë Kuçi për Evropën e Lirë.(REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.