United Hospital

Asgjë prej Thaçit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ramush Haradinaj do ta presë përgjigjen e Hashim Thaçit deri të hënën. Por, atij tashmë i janë shuar shpresat se mund të bëhet Kryeministër në një koalicion me PDK’në. As me opozitë s’i ka punët mirë. Të premten drekoi me Isa Mustafën, por mohoi mundësinë që të përfshihet në ndonjë nismë për rrëzimin e Qeverisë.

Ramush Haradinaj tashmë ka marrë sinjale se PDK nuk e ka në plan t’ia lëshojë postin e Kryeministrit.

Megjithëse ka thënë se nuk e ka humbur krejt optimizmin, Haradinaj lë të kuptohet se ka pak gjasa që Thaci t’ia lëshojë vendin.

“Po shkojmë kah mundësia për t’i dhënë epilog mundësisë për një marrëveshje qeverisëse. Po pritet në këto ditë me i dhanë epilog. T’ju them të drejtën një dozë optimizmi e ruajmë, por nuk kemi sinjale që do të mbyllet për po”, ka thënë Haradinaj të premten.

Lideri i AAK’së ka thënë se deri kah e hëna do të presin për të marrë përgjigjen e PDK’së e më pas për të vazhduar me agjendën partiake.

Uji Dea

Sipas Haradinajt, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje me PDK’në, atëherë partia e tij do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme për ta kërkuar besimin e qytetarëve.

Ai nuk ka treguar nëse do t’i bashkohet opozitës për të rrëzuar Qeverinë.

Në fakt, votat e AAK’së kohëve të fundit e kanë shpëtuar pozitën në Kuvendin e Kosovës.

E derisa po e pret përgjigjen negative të PDK’së, Haradinaj ka bërë një lëvizje të re politike me LDK’në.

Ai gjatë ditës së premte ka takuar Liderin e LDK’së, Isa Mustafa, me të cilin “ka biseduar për reformat zgjedhore”.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.