ARKATANA

Opozita lëshon seancën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar seancën në mënyrë demonstrativë, pasi që në votimin për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numri më i madh i votave ka dal të jenë të pavlefshme. Në këtë garë kanë qenë kandidatë, Veton Vula dhe Radomir Laban. Dy partitë opozitare kanë akuzuar koalicionin qeverisës se kur nuk ju pëlqen ndonjëri nga kandidatët të votojnë duke abstenuar.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se “PDK-ja kur nuk ka ndonjë të preferuar të vetin abstenon dhe kjo është hera e dytë gjatë këtyre ditëve”.

Edhe Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kritikuar grupin parlamentar të PDK-së, për këtë mënyrë të votimit.

Por deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka mohuar këto akuza të opozitës, duke u kërkuar atyre që mos të paragjykojnë, pasi që votimi ka qenë në mënyrë të fshehtë.

Edhe kryekuvendari, Jakup Krasniqi i ka kërkuar opozitës që mos të paragjykojnë për mënyrën e votimit.

Uji Dea

Pas daljes së opozitës nga seanca, kryesuesi i seancës ka ndërprerë punimet.

Në votim kanë marr pjesë 70 deputet, ku në përfundim të votimit Veton Vula ka marr 25 vota, ndërsa Radomir Laban 14 vota, ndërkaq 31 vota kanë qenë të pavlefshme.

Komisioni për Votim ka konstatuar që asnjëri nga kandidat nuk ka marr votat e mjaftueshme për tu zgjedhur gjyqtar dhe për këtë arsye duhet të ri përsëritet votimi në ndonjë seancë tjetër.

Edhe në seancën e së mërkurës kur është votuar për anëtar të Bordit të RTK-së, numër i madh i votave kanë qenë të pavlefshme, duke bërë që asnjëri nga kandidatët të mos mund të marr shumicën e votave dhe kështu konkursi të ri përsëritet. Edhe për këtë opozita ka kritikuar koalicionin qeverisës./Kosovapress/