Fundamenti

Katër shqiptarë, te Zvicra

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka ftuar katër futbollistë shqiptarë për ndeshjen miqësore kundër Greqisë, që luhet më 6 shkurt. Hitzfeld ka ftuar mesfushorët Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe sulmuesin Admir Mehmedi.

Ai ka lënë jashtë Blerim Xhemajlin që është ftuar rregullisht deri më tash. Behrami, Shaqiri e Xhaka janë titullarë të padiskutueshëm te Zvicra, ndërsa Mehmedi kryesisht aktivizohet si zëvendësues.

Eco Higjiena

Behrami ka 38 ndeshje e 2 gola për Zvicrën, Shaqiri 24 ndeshje e 7 gola, Xhaka 15 ndeshje e 3 gola, ndërsa Mehmedi 13 ndeshje e 1 gol.