UBT

Rigjykimi i rastit “Kleçka” mund të mos ndodhë edhe 2 muaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij ka mundësi që deri në muajin prill të qëndrojnë në paraburgim. Kjo për arsye se EULEX po planifikon që rigjykimi në rastin “Kleçka” të nisë pas dy muajsh.

Gjyqtari kryesues i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar nga avokatët mbrojtës në këtë rast që të tregojnë nëse janë në dispozicion nga data 1 prill deri më 31 dhjetor 2013.

Madje, me dispozitat e reja të Kodit të Procedurës Penale parashihet që për personat që janë në paraburgim të vendoset për nisje të gjykimit më së largu për 15 ditë.

Mobi Casa

Por, misioni për sundim të ligjit do të vazhdojë të punojë me Kodin e vitit të kaluar, duke mos thënë se kur pritet të nisë gjykimi. “Sa më shpejt që gjykata ka në dispozicion datat, do të fillojë gjykimi.

Gjykimi do të zhvillohet sipas Kodit të vjetër të Procedurës Penale. Plani është që sapo të fillojë gjykimi, të ketë një orar intensiv të seancave dëgjimore, për çdo javë derisa të përfundojë gjykimi”, thotë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, raporton KTV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.