Mobi Casa

Bukoshi: Kam qenë mjaft transparent për 3-përqindëshin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Qeverisë në Mërgim, Bujar Bukoshi ka thënë se deri tash ka qenë mjaftueshëm transparent rreth fondit të 3-përqindëshit. Në një prononcim për Telegrafin, Bukoshi ka theksuar se nuk mërzitet shumë për llafet që thuhen herë pas here për këtë çështje.

Së fundi, ish-funksionari i lartë i LDK-së në diasporë, Hafiz Gagica u ka kërkuar llogari ish-menaxherëve të Fondit 3-përqindësh për mënyrën se si janë përdorur këto para, ndërsa ka thënë se për këtë duhet të flasin sidomos Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, i cili asokohe ka qenë ministër i financave në Qeverinë në Mërgim.

“Unë kam qenë transparent deri tash për këtë çështje, por mund të jem ende më transparent. Varet se kush dhe si kërkohet kjo”, ka thënë Bukoshi për Telegrafin.

Hidromorava

Ndërkohë, Gagica kishte kërkuar edhe nga organet e drejtësisë që të merren me këtë çështje, duke thënë se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat nëpër media.

Gagica ka thënë se ish-kryeministri Bukoshi duhet të sqarojë edhe rreth shitjes së ish-“Dardania bank”, e cila menaxhonte të hyrat nga fondi 3-përqindësh.

Pas përfundimit të luftës, një pjesë e ish-fondeve të ish-Qeverisë Bukoshi, patën kaluar në kuadër të ish-fondit UFORK, drejtuesit e të cilit deklarojnë se paratë u shfrytëzuan për qëllime të rindërtimit të vendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.