ARKATANA

Kompania austriake do ta padit Ministrinë e Punëve të Brendshme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kompania austriake OeSD do ta padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosrespektim të kontratës dhe mospagesës së detyrimeve financiare.

Kjo kompani nuk i është përgjigjur “ultimatumit” të MPB-së të premten, deri ne orën 16:00, se a do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin, duke marrë përsipër pagesën e taksës doganore dhe të TVSH-së, siç parashihet në kontratë, por ka paralajmëruar ballafaqim ligjor më partnerin e biznesit, shkruan Koha ditore.

“OeSD ne mënyrë strikte po i përcjell të gjitha procedurat legale në bazë të ligjit të kosovar, ashtu siç e kemi paralajmëruar MPB-në”, ka thënë të premten drejtori ekzekutiv i OeSD-së, Reinhart Gausterer.

FIDANISHTJA

E paralajmërimi që i ka bërë ministrisë është padia në gjykatën kosovare apo ndërkombëtare me pretendim se është dëmtuar financiarisht dhe nuk janë përmbushur obligimet financiare. Ata po kërkojnë pagesën e 1.4 milion eurove të cilat MPB-ja i kishte transferuar në llogarinë bankare të Natali Velijajt në Kosovë.

Të gatshëm për ballafaqim ligjor janë treguar zyrtarë të MPB-së. “Deri në orën 16:00 nuk janë përgjigjur”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Behar Haziri. Ai ka thënë se kompania ka refuzuar pagesën e TVSH-së dhe doganës. /Indeksonline/