ARKATANA

Jackobson: Të përfundohen reformat, të mbahen zgjedhjet e rregullta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Nuk do të ketë ndryshim të kufijve aktualë të Kosovës. Ky është qëndrimi i SHBA-së dhe i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tha ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jackobson, gjatë një interviste në RTK. Sa i përket dialogut, ajo tha se SHBA-ja e inkurajon palën kosovare dhe atë serbe që të vazhdojnë me dialogun për zgjidhjen e problemeve.

Ambasadorja amerikane i ka komentuar edhe zërat rreth shkëmbimit të territoreve dhe bashkimit kombëtar. Ajo porositi të gjithë akterët që të punojnë sa më shumë për integrim në BE, dhe se brenda kësaj organizate do të ndodhë edhe bashkimi i shteteve. Jackobson tha se SHBA-ja mbështet Kosovën dhe shtetet tjera në kufijtë aktualë dhe se është kundër çdo ndryshimi tjetër të kufijve në Ballkan.

ARKATANA

Sipas Jackobson, procesi i privatizimit në Kosovë duhet të vazhdojë, veçanërisht ai i PTK-së, duke thënë se me privatizimin e ndërmarrjeve publike sigurohet një e ardhme më e mirë ekonomike për qytetarët dhe vetë shtetin e Kosovës. Ajo gjithashtu tha se ka ardhur koha që të përfundojë reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore dhe që pas këtij procesi të zhvillohen zgjedhjet e rregullta dhe demokratike.

Ajo ka uruar të gjithë qytetarët në prag të 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke e riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit tonë, posaçërisht në fushën e njohjeve ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.