ARKATANA

“Darka e Punës” shpëton koalicionin qeverisës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa një ditë më herët në PDK kanë thënë se nuk janë në dijeni për një letër që kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i ka dërguar, kryeministrit Thaçi, tash dukët se problemet janë zgjidhur mbrëmë në një darkë.

Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli janë pajtuar për të vazhduar partneritetin në qeverisje. Kryeministri i vendit dhe kreu i AKR-së, të enjten mbrëma janë takuar në “darkë pune” për të diskutuar situatën e krijuar pas kalimit të ministrit të FSK-së, Agim Çekut nga PSD-ja në PDK. PSD-ja ishte pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, ku bënë pjesë edhe AKR-ja e Pacollit.

Fundamenti

Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i pranishëm në takim, ka thënë nëpërmjet telefonit për Koha Ditore, se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin.
“Jemi takuar në një darkë pune, shumë të relaksuar, ku kemi diskutuar raportet në koalicionin. Jemi pajtuar të vazhdojmë angazhimet në përballimin e sfidave dhe agjendës së përbashkët, në veçanti atë ekonomike”, ka thënë Kuçi për gazetën.

Në takim përveç Kuçit e Thaçit, nga radhët e PDK-së ishte edhe Kadri Veseli. Kurse, Behgjet Pacolli shoqërohej nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ibrahim Makolli. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.