ARKATANA

Haradinaj: Unë jam karta e suksesit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot para 30 anëtareve të reja që kanë aderuar në AAK, se partia e tij gjithmonë ka ditur të qeverisë me vendin.

Haradinaj ka shprehur me këtë rast falënderimin e tij ndaj tyre, duke u thënë se aderimi i tyre është një dëshmi që në Kosovë ka mjaft dije, intelekt dhe gatishmëri njerëzore, që ta ndryshojnë Kosovën, dhe njëkohësisht së bashku me to ta krijojnë një vend shoqëror që në të ardhmen të mburren me vendin e tyre.

Uji Dea

Haradinaj ka vlerësuar se Aleanca është vazhdimisht duke synuar që të qeverisë me vendin, duke u bazuar në përvojën e qeverisjes dhe dëshminë se AAK-ja dinë të qeverisë.

“Në këtë etapë ne po synojmë të marrim shumicën e përgjegjësisë, që ta kemi vendimin e plotë dhe të drejtën me vendos për qeverisjen dhe llojin e saj. Këtë, ne e synojmë duke u bazuar edhe në faktin se gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes dhe të bërit politik, e kemi krijuar edhe argumentin se e njohim qeverisjen, e kemi edhe kartën, që karta jam unë dhe e njoh qeverisjen dhe mundem me qenë një udhëheqës i suksesshëm i qeverisjes. Do të ndikojmë që Kosova dhe vendi ynë me pas një qeverisje të suksesshme. Unë dua t’iu them se besimin e juaj do të mundohem ta shpërblej, me një qeverisje për të cilën ju do të mburreni. Në cilin do variant ju do të ndiheni mirë, se në atë qeverisje edhe ju do të keni kontributin e juaj”, ka thënë Haradinaj para anëtarëve të reja të partisë. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.