Mobi Casa

Lunacek: S’bëj kompromis për shtetësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bruksel – Deputetja e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, që është edhe raportuese për Kosovën, beson se do të ketë mbështetjen e shumicës në Parlamentin Evropian për të mbështetur edhe një herë me rezolutë inkurajimin për 5 vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë.

Është pikërisht ky formulim në propozim-rezolutën e Lunacekut që ka nxitur më së shumti amendamente në këtë dokument, kryesisht nga deputetët grekë dhe rumunë, por edhe spanjollë.

UBT

Në mesin e më shumë se 150 amendamenteve gjenden shumë prej tyre që bëjnë thirrje që të hiqet formulimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ka shumë amendamente që Kosova të mos trajtohet si shtet dhe që emri i Kosovës në të ardhmen edhe në dokumentet e Parlamentit Evropian të shkruhet me fusnotë dhe të thuhet se është nën administrimin e UNMIK-ut. Deputetët që propozojnë amendamente të tilla tërheqin vërejtjen se „vetë autoritetet e Kosovës kanë pranuar marrëveshjen për fusnotën“.

Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se është e gatshme për kompromis për një varg amendamentesh në mes të më shumë se 150 sa janë paraqitur në raportin e Kosovës, por jo edhe për ato që kanë për qëllim mohimin e shtetësisë së Kosovës.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.