Uji Dea

Behgjet Pacolli ndërpret koalicionin me PSDK-në

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka deklaruar sot ndërprerjen e koalicionit me Partinë Social-Demokratike të Kosovës (PSDK).

Lideri i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës i ka dërguar sot një letër PSDK-së, me të cilën ka njoftuar se ndërpret koalicionin me këtë subjekt politik, me të cilin kishte hyrë në bashkëqeverisje me PDK-në.

Uji Dea

Burime të sigurta të Koha.net brenda PSDK-së kanë thënë se arsye kryesore, mbase e vetme për këtë veprim të njëanshëm të Pacollit, ishte kalimi i Agim Çekut, tani ish-kryetarit të PSDK-së, në radhët e PDK-së dhe ministër i FSK-së, me të cilin siç thuhet në letrën e Pacollit, kishin nënshkruar koalicionin, që ka funksionuar deri para disa ditësh.

Sipas burimeve, PSDK do t’i kthej përgjigje Pacollit, po ashtu nëpërmjet një letre, me të cilën do të shpreh pikëpamjet e partisë rreth veprimit të tij. Sipas këtyre burimeve PSDK e vlerëson të paarsyeshme shkëputjen e njëanshme të koalicionit nga ana e AKR-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.