UBT

Krasniqi: Priteni Limajn, ose ikëm!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi, që ta shtyjë Kuvendin Zgjedhor të partisë derisa të lirohet Fatmir Limaj nga proceset gjyqësore. Nëpërmjet një kërkese të cilën ia ka dërguar Thaçit para disa ditëve, kryeparlamentari Krasniqi ka argumentuar pse Kuvendi i kësaj partie nuk bën të mbahet pa praninë e nënkryetarit të parë të saj, dhe cilat janë pasojat nëse nuk do të shtyhet Kuvendi.

Burime të besueshme të gazetës brenda PDK-së kanë treguar se në kërkesën e tij, Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se Limaj nuk dëshiron që t’i falet ndonjë pozitë në parti, por ai është i interesuar që të jetë i lirë, të marrë pjesë në zgjedhje të brendshme dhe ta marrë pozitën që e meriton.

“Jakup Krasniqi e ka sqaruar se Kuvendi mund të shtyhet pa problem sepse Partia Demokratike e osovës në bazë të statutit të saj mund edhe dy vjet të mos mbajë zgjedhje”, tregon burimi për përmbajtjen e letrës.

United Hospital

Dërgimin e kërkesës për shtyrjen e Kuvendit Zgjedhor të mërkurën e ka konfirmuar edhe vetë kryeparlamentari Krasniqi. “Arsyeja (e kërkesës për shtyrje të Kuvendit) është se Fatmiri nuk ka mundësi të jetë dhe të bëjë garë për pozitën që ai do ta kërkonte Shtyrja nuk bie ndesh me statutin, përkundrazi, mbajtja bie ndesh me statutin”, është përgjigjur ai.

Krasniqi e Limaj e braktisin PDK-në?

Respektimi ose jo i kërkesës së Krasniqit nga ana e Thaçit do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në fuqinë që do ta ketë në të ardhmen Partia Demokratike e Kosovës. Burimi i gazetës brenda kësaj partie ka sqaruar se Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se nëse nuk e merr parasysh kërkesën për shtyrje të Kuvendit, atëherë gjasat që ai dhe Limaj t’i ndajnë rrugët me PDK-në janë shumë të mëdha.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.