Hidromorava

Thaçi: Vetëm me dialog dhe paqe zgjidhen problemet në Preshevë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Sipas një komunikate nga Zyra për informim e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

FIDANISHTJA

Në këtë kontekst, kryeministri i Republikës së Kosovës ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interes të dy shteteve, dhe mbi të gjitha është në interes të qytetarëve të dy shteteve. Një gjë e tillë do të mundësojë trajtim më të mirë të komunitetit serb, që jeton në Kosovë, por gjithashtu edhe të komunitetit shqiptar, që jeton në Luginën e Preshevës”.

Ndërsa, duke iu referuar situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të qeverisë së Serbisë për ta rrëzuar monumentin memorial në Preshevë, kryeministri Thaçi theksoi se “shtetet demokratike në mbarë botën e kanë për detyrë thelbësore që të përkujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të të gjitha komuniteteve. Një standard i tillë demokratik duhet të respektohet edhe nga Serbia, ashtu siç respektohet plotësisht në Kosovë”.

Thaçi ftoj që për të gjitha çështjet në Preshevë të vazhdohet në një proces dialogimi dhe paqe si vetmja mundësi për zgjidhjen e problemeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.