Mobi Casa

Ramushi s’tërhiqet!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon të insistojë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Prej se është liruar nga Tribunali i Hagës, përkatësisht që nga momenti që ka ardhur në Kosovë, i pari i Aleancës pothuajse nuk ka lënë asnjë paraqitje publike pa e shprehur dëshirën e tij që të bëhet shef i qeverisë.

Të njëjtën gjë ai e ka ripërsëritur edhe të mërkurën, ku është shprehur i bindur se së shpejti Kosova do të ketë një qeveri të re, e cila sipas tij, do të bëhet pa shkuar fare në zgjedhje – me anë të koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

ARKATANA

“Unë besoj se do të ketë qeverisje të re së shpejti në Kosovë. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thënë edhe më herët se këto dy procese nuk ndërhyjnë njëra në tjetrën. Pra, mund të ndodhë një marrëveshje për qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në bazë të kalendarit”, ka thënë Haradinaj, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Haradinaj dhe partia e tij deri para disa muajve kanë pasur qëndrime shumë kritike për Qeverinë e Kosovës. Por, kjo gjuhë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë gjatë muajve të fundit, e në veçanti pas ardhjes së Haradinajt në Kosovë, ku ai është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin lideri i Aleancës e ka cilësuar si mik të tij.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.