ARKATANA

Vllasi: Serbia po rrezikon me konflikt të gjerë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Azem Vllasi, këshilltar i Qeverisë së Kosovës për politikë të jashtme ka tërhequr vërejtjen se me tensionim marrëdhëniesh me shqiptarët në Luginë, kreu shtetëror i Serbisë rrezikon me konflikt të gjerë.

Vllasi pajtohet me vlerësimet se Lugina e Preshevës mund të bëhet sërish vatër e re dhe potenciale e krizës.
“E kur bëhet fjalë për Luginën e Preshevës, mos të llogarisin ata se mund të bëjnë me shqiptarët çfarë të duan, mos të rrezikojnë me konflikt të gjerë. Po u sulen atje ndaj shqiptarëve, janë sulur kundër të gjithë nesh! Le ta dinë këtë”, ka tërhequr vërejtjen Vllasi, transmeton Koha.

ARKATANA

Ai ka përkujtuar se Serbia dëshiron të ashpërsojë marrëdhëniet me shqiptarët në Luginë të Preshevës vetëm pse ata e përdorin flamurin e vet kombëtar dhe vetëm pse e kanë lapidarin me emrat e viktimave që kanë rënë pikërisht nga pushteti serb.
“Për mendjen e shëndoshë, për të gjithë ne kjo është befasi, porse kjo ilustron se sa në Serbi kanë mbetur në të kaluarën dhe se sa nuk mund të dalin nga ajo”, ka thënë Vllasi për AA.

Duke e komentuar “platformën”, Vllasi ka vlerësuar se “ ajo është edhe një pafytyrësi dhe nebulozë që kemi pasur rastin ta shohim që nga koha e Milosheviqit” ./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.