FIDANISHTJA

Pacolli kërkon ndërrimin e emrit Muqibabë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndodh shpesh që në ato që Kryeministri Hashim Thaçi i quan mbledhje të hapura të Qeverisë, qasja e medieve të jetë e kufizuar . Në të tilla periudha kohore, sipas birimeve, diskutohen çështje të ndjeshme, apo ministrat polemizojnë mes vete.

Behgjet Pacolli rrallë merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, e edhe kur është prezent në to, fare rrallë ngre ndonjë çështje për diskutim.

Por një gjë e tillë e iniciuar këtë muaj nga ai, ka provokuar reaksion të qeshurash në kabinetin qeveritar.

Ky zëvendëskryeministër e ka ngritur çështjen e vendbanimeve, të tipit Muqibabë.

UBT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila e ka konfirmuar këtë “kërkesë” të Pacollit.

“Ka qenë si një rekomandim për Ministrin e Pushtetit Lokal, gjatë mbledhjes kur është diskutuar çështja e marrëveshjes me Serbinë për IBM-në”, ka thënë Kusari-Lila për “Kohën Ditore”.

Ndërkohë Kusari Lila ka shprehur besimin se debatet do të ishin shumë më substanciale, sikur mbledhjet të ishin të mbyllura për media.

Prej pesë vjetësh Kryeministri Thaçi ka nisur ta praktikojë atë që e quan zhvillim të mbledhjeve të hapura për media.
Qeveria kishte instaluar kamera në sallë, dhe gazetarëve iu kishte krijuar qasje vetëm në press-qendër, duke bërë që regjia të vendosë së çfarë pamjesh t’u lejojë të shohin dhe silat diskutime të mund të dëgjojnë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.