Koalicionit i mbetet edhe një ditë jetë
Ndërhyrja e hapur e faktorit ndërkombëtar në përplasjet politike në vend, që kanë kulmuar këto ditë në mes të pozitës dhe opozitës, fillimisht me procedimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, dhe luhatjes së PDK-së karshi këtij mocioni, por edhe fërkimet brenda koalicionit karshi mocionit dhe votave për Demarkacionin, kanë bërë që të dyja këto çështje të vendosen në seancë plenare ditën e njëjtë, të mërkurën, derisa gjatë ditës së sotme, e martë, subjektet politike në koalicion, PDK dhe LDK, do të mobilizohen për sigurimin e votave të deputetëve të tyre pro Demarkacionit.
Të mërkurën mocioni i mosbesimit dhe Demarkacioni me Malin e Zi
Ndërhyrja e hapur e faktorit ndërkombëtar në përplasjet politike në vend, që kanë kulmuar këto ditë në mes të pozitës dhe opozitës, fillimisht me procedimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, dhe luhatjes së PDK-së karshi këtij mocioni, por edhe fërkimet brenda koalicionit karshi mocionit dhe votave për Demarkacionin, kanë bërë që të dyja këto çështje të vendosen në seancë plenare ditën e njëjtë, të mërkurën, derisa gjatë ditës së sotme, e martë, subjektet politike në koalicion, PDK dhe LDK, do të mobilizohen për sigurimin e votave të deputetëve të tyre pro Demarkacionit.
Kjo pikë do të futet në rend dite për votim vetëm pasi Parlamenti të deklarohet me votë ndaj mocionit të opozitës dhe tanimë po bëhet e qartë se nëse Qeveria i shpëton mocionit për votëbesim, fati i saj i mëtejmë varet nga kalimi apo dështimi me Demarkacionin. Burime të Gazetës brenda LDK-së kanë konfirmuar se Kryesia dhe Grupi parlamentar i këtij subjekti politik do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe do të pozicionohen përfundimisht rreth çështjes së Demarkacionit, bindjen e të gjithë deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje pas garancive të fundit nga BE-ja se liberalizimi i vizave do të bëhet për një periudhë të shkurtër kohore, brenda tre muajsh. Të njëjtën agjendë pune gjatë ditës së sotme, sipas burimeve të Gazetës, e kanë përcaktuar edhe Kryesia e PDK-së me Grupin parlamentar.
Veseli: Kemi mungesë vendimmarrjeje
Në një komunikatë për medie të Qeverisë, thuhet se pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës, PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar, ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të zhvillohet të mërkurën. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombë- tarë, SHBA-në dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, theksohet në komunikatë. Marrëveshja ishte paralajmëruar të dërgohet për ratifikim në Kuvend, në javën kur ligjvënësit pritet të votojnë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Marrëveshja për Demarkacionin po kundërshtohet ashpër nga opozita si dhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet, me pretendimet se nëse ratifikohet si e tillë, përmes saj Kosova do të humbte mbi 8 mijë hektarë tokë. Paqartësitë e krijuara rreth Demarkacionit, por edhe rënies eventuale të Qeverisë aktuale, i ka komentuar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës. “Është evidente mungesa e vendimmarrjes. Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave”, ka shkruar Veseli në “Facebook”. “Kosova është në prag të 18- vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete”, ka nënvizuar Veseli. Sipas tij, ka ankesa dhe pakënaqësi të qytetarëve, ndaj të cilave liderët politikë nuk guxojnë të tregohen të shurdhër. “Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre”, ka adresuar mesazhin e tij Kadri Veseli
Ambasada Amerikane shton presionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një komunikate, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. “Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit, e caktuar me marrëveshje, është e shënuar në mënyrë korrekte”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së. “Ka ardhur koha t’u jepet fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqë- sore”, thekson Ambasada. “E nxisim Qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështje të tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane.
Qeveria dështoi
Analisti politik Blerim Burjani, problemin më të madh në sigurimin e votave e sheh te LDK-ja. “Për ketë koalicion është jetike çështja e Demarkacionit, ose kalim ose prishje të koalicionit, s’ka alternative tjetër. PDK-ja do t’i japë fund këtij koalicioni nëse vërtet Mustafa nuk siguron votat e duhura, Pra, nuk ka kohë më për të humbur, përderisa pritet presion i shtuar në LDK për disa individë, të cilët vlerë- sohen si kundërshtarë personalë të Mustafës, për të cilët as LDK-ja nuk ka pritur një rezistencë kaq të çuditshme dhe të pakuptimtë që mund të rezultojë me rrëzimin e Qeverisë së tyre. Kjo do të ishte keq për LDK-në për të pritur dhe për të rrëzuar njeriun dhe partinë e tyre nga pushteti, përderisa PDK-ja ka pak telashe ose fare, sepse janë dy a tre individë të tillë, deputetë, por nuk kanë ndikim në votat e tjera”, tha Blerim Burjani.
Eksperti i së drejtës, Riza Smaka konsideron se po të kishte qenë Qeveria çfarë do të duhej të ishte, ajo menjëherë pas kundërshtimeve të bazuara të opozitës kuvendore, pjesës së konsideruar të shoqërisë civile dhe të klasës akademike, tok me protestat e qindra mijëra qytetarëve, do të kishte riproceduar çështjen e Marrëveshjes për Demarkacionin Kufitar KosovarMalazez në rishikim kritik, por nuk e ka bërë atë. “Së andejmi, pretekstet qeveritare se “…liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës varet nga dështimi i ratifikimit të po asaj Marrëveshjeje…” dalin të jenë të pasakta, trillime të pahijshme e të pashijshme. Përkundrazi, vizat për qytetarët e vendit tonë nuk mund të imagjinohen, ndër të tjera, për shkak të keqqeverisjes aktuale, në radhë të parë, referuar pezullimit të reformimit të sistemit zgjedhor, korrupsionit endemik, cilësisë të ulët në veprimtarinë arsimore, gjendjes tejet të dobët në shëndetësi, dështimit të vendit tonë për anëtarësim në UNESCO, emigrimit të mbi 100 000 të rinjve e të rejave të pashpresë për punësim në vendin tonë, monopolit të tregut, humbjeve të kontesteve qeveritare dhe shkaktimit të dëmtimeve qindra milionëshe të parasë publike, uzurpimeve të pronave publike dhe ndërtimeve ilegale…etj.”, tha Smaka.
Shteti në greminë
Politologu Hidajet Ahmeti konsideron se nisur nga bllokada institucionale për dy vjet e më shumë dhe njëkohë- sisht vazhdimi i këtij koalicioni qeverisës janë absurd, prandaj do të ishte mirë që zgjidhja e problemit të kërkohet në zgjedhje të reja. “Koalicioni i elefantëve, i quajtur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si duket ishte i gabuar dhe frytet e këtij koalicioni bllokues po e irritojnë dhe përkeqësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës. Shpresa e qytetarëve me këtë koalicion të interesave reciproke është shuar, pasi për rreth tre vjet nuk po shohin ndryshime substanciale, të cilat do të përktheheshin në mirëqenien qytetare. Mungesa e një vizioni të qartë dhe mosgatishmëria për t’i çuar proceset shtetndërtuese përpara e ka sjellë shtetin e ri të Kosovës buzë greminës”, theksoi ai. “Bashkëqeverisja e LDK-së më partinë e krimit dhe korrupsionit, e cila ka vulosur dështimin e Kosovës për këto vite shtet e bën LDK-në bashkëfajtore dhe bashkëpjesëmarrëse në lulëzimin krimit dhe korrupsionit”, tha Hidajet Ahmeti.
Ai konstaton se tani edhe lufta e inateve politike e jokonceptuale ka prodhuar një realitet të hidhur institucional e politik, por të njëjtën kohë ka prodhuar një standard të bllokimit institucional për interesa të ngushta politike. “Përkthimi i të gjitha dështimeve të këtij koalicioni të interesave reciproke është faturuar në kurrizin e qytetarëve të lodhur nga ky mjerim socio-ekonomik dhe ka prodhuar një realitet të humbjes së shpresës qytetare për një të ardhme me të mirë. Mbajtja e shtetit të ri të Kosovës në një anarki të tillë institucionale përkthehet në komoditetin e politikanëve, të cilët publiken e kanë përkthyer në interesa të ngushta klanore e klienteliste. Prandaj, çdo zgjatje e kësaj anarkie institucionale përkthehet në favore të disa politikanëve, por njëkohësisht përkthen edhe në zgjatjen e lirisë së tyre. Humbja eventuale e pushtetit, e këtyre politikanëve karrieristë, është humbje e rahatisë në jetën kriminale e korruptive, por edhe mundë- sisë së konfiskimit të pasurisë së paligjshme, e cila është bërë përmes rrugëve kriminale”, ka potencuar ai. “Gjykoj se liberalizimi i vizave do të kthehej bumerang për partitë të cilat kanë udhëhequr që nga paslufta, pasi vetëdijesimi qytetar do të ishte promotor i ndryshimeve të mëdha demokratike, gjithherë duke u mbështetur në llogaridhënien e politikanëve ndaj qytetarëve. Përmes hapjes së rrugës evropiane dhe vetëdijësimit qytetar që do të ndodhte, do të ndëshkoheshin politikanët dhe njëkohësisht do të disiplinoheshin përmes rrugëve demokratike”, tha Hidajet Ahmeti./kosova sot/


