Nuk mund të ketë marrëveshje ndërkombëtare të kushtëzuar njëanshëm
Nga Riza Smaka – Marrëveshja ndërkombëtare është tip i veçantë i akordit ndërmjet dy apo më shumë shtetesh.
Marrëveshja ndërkombëtare , esencialisht , konsiston në aktin politik – juridik të konsensusit diplomatik e politik ndërmjet dy apo më shumë sovraniteteve.
Me marrëveshjen ndërkombëtare përcaktohen palët e marrëveshjes, objekti i marrëveshjes, kërkesat e ndërsjella për përmbushje në të mirë të baraspeshuar të palëve të marrëveshjes si dhe efektet e pritura nëpërmjet implementimit të marrëveshjes.
Marrëvershja ndërkombëtare , realisht , është marrëveshje ndërshtetërore, pos qe, emërtimi aktual i saj është popullarizuar nga revolucionet borgjeze dhe nga krijimi e afirmimi i shteteve kombëtare. Sëandejmi, në vend të termit marrëveshje ndërshtetërore, emërtimi marrëveshja ndërkombëtare .
Marrëveshja ndërkombëtare është akt politik – juridik me të cilën manifestohet formalisht arritja e vullneteve për çështje të caktuara ndërmjet dy apo më shumë subjekteve të së drejtës ndërkombëtare si dhe krijohen autorizime dhe obligime të ndërsjella.
Sipsa tezës konsensualiste, në marrëveshjen ndërkombëtare kërkohet arritja e pelqimit të ndërsjellë të vullneteve politike të subjekteve respektive.
Teza nominaliste referuar marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon arritjen formale të pelqimeve të vullneteve të subjekteve përkatësisht të palëve të tyre.
Ndërkaq, në të drejtën ndërkombëtare publike , nuk kërkohet rigorozisht komponenta formale . Sëandejmi teza eklektike për marrëveshjet ndërkombëtare sipas së cilës marrëveshja ndërkombëtare lidhet kur egziston dhe manifestohet qartë e plotë pelqimi i vullneteve të palëve respektive.
Marrëveshjet ndërkombëtare ,varësisht nga tematika , qellimet dhe format manifestohen dhe emërtohen si pakte, aranzhnmane, protokole, deklarata të përbashkëta, kompromise, statute, kartele, modus vivende apo këmbime notash diplomatike.
Sipas përmbajtjes , marrëveshja ndërkombëtare mund të jetë marrëveshje legjislativeose marrëveshje kontraktore.
Varësisht nga numri i palëve të marrëveshjeve ndërkombëtare ato mund të jenë bilaterale ose multilaterale.
Marrëveshja ndërkombëtare, ligj special “Lex Specialis Derogat Lex Generalis”
Marrëveshja ndërkombëtare hartohet, miratohet dhe implementohet në formë të aktit juridik të përgjithshm qe përkon me aktin ligjor të veçantë.
Pasiqë , rëndësia dhe rangu i marrëveshjes ndërkombëtare , implicite , rezulton të jetë e karakterit, natyrës dhe rëndësisë së veçantë, edhe akti për marrëveshjen ndërkombëtare rezulton të jetë special dhe më prioritar se cili do akt juridik i përgjithshëm i rëndomtë me të cilin do të mund të rregullohej ndonjë çështje kolisive, e përbashkët me te .
Edhe me dispozitën e nenit 18 par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , explicite, është përcaktuar se, Kuvendi i Republikës së Kosovës , me votat e dy të tretave apo me shumicën e kualifikar të deputetëve, ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare referuar paqës, alencave , çështjeve politike e ushtarake, të drejtat dhe liritë themelore…
Procedurat e berjes dhe te ratifikimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare , zakonisht, janë të përcaktuara me kushtetuta të shteteve dhe ,janë të rregulluara me akte ligjore të veçanta.
Edhe me dispozitën e nenit 18 par.5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është stipuluar klausa për rregullimin ligjor të parimeve , ratifikimeve dhe zgjidhjen e kontesteve përkitazi me marrëveshjet ndërkombëtare.
Këtë obligim kushtetutar , Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushë ,ashtu që, nuk e ka proceduar për miratim aktin ligjor për parimet, procedurat ratifikuese dhe për trajtimin e kontesteve referuar marrëveshjeve ndërkombëtare.
Një nga postulatet themelore referuar marrëveshjeve ndërkombëtare është edhe kërkesa për tekstet identike dhe analoge të marrëveshjeve ndërkombëtare të subjekteve respektive. Nder të tjera , ky postulat përjashton çfarë do mundësie qe, cili do subjekt përkatësisht cila do palë e marrëveshjes ndërkombëtare, të shtojë apo të mungojë njëanshëm , jo ndonjë klausë por as ndonjë shënje specifike të interpunksionit.
Stipulimi i klausës “ ratifikimi me kusht…”i Marrëveshjes për Demarkacionin, i njëanshëm, i padrejtë, i papresedencë dhe mashtrues !
Qeveria e Kosovës , jo rrallë herë , madje ,publikisht ka deklaruar se ,Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ( Marrëveshja për Demarkacionin) do të propozohet në Kuvend për ratifikim “ pasi që të sigurohen votat e nevojshme” ,sic!
Deklarimet qeveritare të tilla , janë të kundërta me postulatin nga neni 70 i Kushtetutës së R. të Kosovës, sipas se cilit , deputeti-ja , përcaktohet për votim “për”, “kundër” apo për “abstenim”, jo në saje të apetiteve pushtetare përkatësisht qeveritare, qe do të thotë , jo të presioneve pushtetare Vis , Claem Precario “me shtap dhe me karrotë” , por, përkundrazi , pa nënshtrim nga çfarëdo mandati, konform me ndergjegjën , përgjegjësinë personale, etiken e deputetit – es, bindjen diskrecionale dhe me autonominë e vullnetit të lirshëm të pa cenuar as me droje as me joshje e aq më pak nga të dyjat!
Në shtetet e së drejtës , por jo edhe në shtetet juridike çfarë gjithnjë është vendi ynë, vetëm për të vetmën deklaratë të tillë, sipas së cilës, rezulton qartë së ekzekutivi ushtron presion mbi legjislativin, qeveria përkatëse do të përgjegjej politikisht konform me nenin 97 të Kushtteutës përkatësisht të njëjtës do t’i mohohej votëbesimi konform me nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
Qeveria e Kosovës , duke u orvatur qe ,edhe makijavelisht “ të sigurojë vota të deputetëve” në funksion të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, në kohë të fundit, ka trilluar një teknikë të paparë e të padëgjuar për atë synim.
Në vazhdën e “sigurimit të votave edhe të deputetëve “ qe deri tani ishin të përcaktuar kunder ratifikimit të asaj Marrëveshjeje, Qeveria ka “siguruar “ një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar ratifikimin e po asaj Marrëveshjeje “ me kusht qe, e njëjta, pas një periudhe do të rishikohej”!
Klausa unilaterale e tillë , rezulton të jetë kolisive me doktrinën juridike , në një anë si dhe ,me praktikat dhe teknikat e mira referuar përgatitjeve , miratimeve dhe ratifikimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, në anën tjetër.
Nuk ka ndodhë madje nuk mund të ndodhë qe, teksti i marrëveshjes ndërkombëtare i palëve respektive të ndryshohet unilateraloisht , jashtë procedurave të negociatave, madje, as për ndonjë shënjë të interpunksionit.
Eventualisht , nëse do të ratifikohej Marrëveshja për Demarkacionin në saje të klauses në fjalë të stipuluar njëanshëm, do të shkaktohej mashtrim flagrant i Kuvendit dhe i qytetarëve të vendit, në një anë dhe ,shtesa arbitrare “ për rishikimin e asaj Marrëveshjeje pas një periudhe të caktuar” , pa dyshim , do të mbetej mashtruese dhe e parealizuar ,ngjashëm me fusnotën e Editë Tahirit, e cila, premtonte se “ fusnota do të shkrihet në pranverën e parë”, por, sikundër dihet , nga instalimi i saj deri tani, kaluan shumë pranvera tok me te si një vrragë defamuese për venin tonë madje të kundershtimshme me nenin 1 të Kushtetutës.
Nisma për stipulimin e klausës “ miratimi me kusht i Marrëveshjes për Demarkacionin” , mashtrues, i paqelluar, i pa precedencë dhe i parealizueshëm
Nisma e një grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me k u s h t për tu rishikuar pas një një periudhe kohore , duhet të refuzohet si e pa sinçertë, spekulative dhe e pa bazë juridike as politike nga se
është e paprecedencë në praktikat e marrëveshjeve ndërkombëtare në përgjithsi e, veçanërisht, në çështjet e delimitacioneve dhe demarkacioneve kufitare, mashtruese, nga se, realizimi i kushtit për rishikim të Marrëveshjes për Demarkacionin pas një periudhe të caktuar , është irritues , nga se është unilaterale dhe nuk është bilaterale dhe si e tillë është dhe do të mbetej e parealizueshme, sepse ,palën malazeze nuk e obligon as juridikisht madje as moralisht, në kundershtim me parimet themelore të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat , kurdoherë dhe medomos duhet të jenë të analoge dhe identike reciprokisht si dhe të të pakushtëzuara, konformiste e qendrimit dhe synimit qeveritar për ratifikimin makijavelist të Marrëveshjes për Demarkacionin , cila, nga shkaqet e theksuara në vijim, është e dëmshme, e pa drejtë dhe e paqendrueshme juridikisht dhe politikisht!
Marrëveshja për Demarkacionin, e pa drejtë, e dëmshme dhe praktikisht e paqendrueshme
Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkimin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi ( Komisioni për Demarkacionin), gjatë negociatave me Komisionin për Demarkacionin e Malit të Zi, ka shkaktuar gabime në dëmin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës , nga se, në vend të negocimit të mbeshtetur në vlerësimin e faktorëve esencialë dhe primarë natyrorë të determinuar nga faktorët primarë gjeografikë, gjeostrategjikë, historikë, etnikë të balansuar, ekonomikë, pronësor -Uti Possidetis , ka praktikuar dhe trajtuar vetëm kadastin ( sic) ,ndryshe, komponentë e karakterit sekondar si dhe, në vend të demarkacionit kufitar Kosovar- Malazez sipas delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945 , të pandryshuar asnjëherë , jashtë mandatit parlamentar të caktuar nga Kuvendi, ka praktikuar redilimitacion dhe , për të qenë edhe më keq, të dëmshëm për integritetin territorial të Republikës së Kosovës , nga se, territorin e Kosovës , panevojshem, padrejtësisht dhe arbitrarisht e ngushton për 82.3 km2!
Sikundër dihet e me asgjë nuk mohohet, Komisioni për Demarkacionin nuk ka pasë autorizim për delimitacion kufitar të rinjë Kosovar- Malazez, por, përkundrazi , ka qenë i mandatuar nga Kuvendi i RK-së qe , në bazë delimitacionit egzistues, të sanksionuar juridikisht nga viti 1945 (asnjëherë të kontestuar as të ndryshuar deri në aktualitet) të aplikojë demarkacionin në terren!
Kufiri kosovar – malazez nga viti 1945 , në procedurë legale, asnjëherë nuk ka qenë temë e bisedimeve për ndryshime
Kufinjët ndërmjet republikave dhe krahinave autonome ( Kosova dhe Vojvodina ishin krahina autonome me territore të sanksionuara sikundër edhe republikat – shtetet e YU II) nga viti 1945 – 92 ishin të karakterit administrativ e , rrjedhimisht , edhe sipas Komisionit Ndërkombëtar për Zgjidhjen e Krizës Politike të YU II të quajtur edhe “ Komisioni i Badinterit”, linjat e tyre janë promovuar dhe sanksionuar në kufinjë shtetëror!
Në këtë kontekst , vlenë të apostrofohet fakti relevant se , sipas rendit juridik e sistemit kushtetutar të YU II-të , Sërbisë, Malit të Zi dhe të Kosovës, kufinjët administrativë kanë qenë të sanksionuar dhe, ka qenë lejuar ndryshimi i tyre ,vetëm ,në saje të pelqimit të kuvendeve të republikave përkatësisht krahinave respektive. Kufiri administrativ përkatësisht politik kosovar – malazez, nga viti 1945 deri sot, asnjëherë ,jo që nuk është ndryshuar, por, as nuk ka qenë temë për diskutim!
Seandejmi , kufiri kufitar kosovar – malazez nëpër linjën Qafë e Çakorrit – Mokna – Hajlë – Kullë , i delimituar në vitin 1945, ishte dhe mbetët historik e legjitim, meritorisht i delimituar përfundimisht, i cili, nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e kuvendeve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Në vendin e ridelimitacionit, demarkacioni sipas delimitacionit egzistues
Komisioni për Demarkacionin , është dashtë që eksklusivisht , sipas mandatit imperativ nga Kuvendi që, të negociatojë me komisionin homolog malazez për precizimin, konkretizimin dhe materjalizimin e delimitacionit egzistent nga viti 1945 kurdoherë në përshtatje me faktorët esencialë të sipërtheksuar dhe në përfillje me rektifikacione përkatësisht koncesionime territoriale ekuivalente, por, kurrsesi të akceptojë zgjidhjen kadastrale sipa së cilës, Kosova padrejtësisht e panevojshëm reduktohet për hiq më pak se 82.3 km2!
Ndaj Marrëveshja e atillë për Demarkacionin Kosovar – Malazez , ngutshëm dhe me neglizhencë e parafuar edhe nga pala kosovare , gjithnje e pa ratifikuar dh epër aq e pa vlerë aplikative , sipas bindjes e qendrimit pjesës së konsideruar të klasës akademike, shoqërisë civile, opozitës parlamentare, KIRUG-ut dhe të mbi 200 000 qytetarëve peticionistë tok me qindra mia protestues publikë, kurrsesi nuk duhet , jo të ratifikohet ,por ,as të prezantohet për ratifikim.
Qeveria e Kosovës , në vend të trillimit të teknikave dhe metodave të paqendrueshme madje në kundershtim me dispozitën e nenit 70 të Kushtetutës nëpërmjet “ bindjeve të deputetëve të caktuar të Kuvendit “ si dhe trillimit të “votimit pro ratifikacionit aktual me kusht për revidim të pastajmë” , edhe sipas funksioneve të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 & 94 te Kushtetutës, do të duhej qe, përfundimsht dhe seriozisht të ndryshonte qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin ,ashtu që , vendoshmërisht të përcaktohej për demarkacionin kufitar konform me delimitacionin historik dhe legal ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi cili , me dokumente politike – juridike kosovare dhe malazeze si dhe ndërkombëtare, është egzistent , i pranuar dhe konfirmuar !
Në këtë kontekst ,për të qenë me vlerë juridike ratifikimi me kusht i kufirit kosovar – malazez, Conditio Sine Qua Non ,do të kërkohej qe, postulati i njëjtë, të ishte i përfshirë edhe në tekstin e përbashkët të Marrëveshjes për Demarkacionin, i cili, nuk qendron nga fillimi, madje si i tillë, nuk egziston as në Marrëveshjen për Demarkacionin të ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi! Marrëveshja për Demarkacionin është akt politik e juridik bilateral dhe ,palët respektive i obligon vetëm nëse do t’ishte analog e plotësisht identik dhe, si i tillë, i ratifikuar në procedurën e kërkuar. Në rastin konkret, kushti i tillë nuk qendron në tekstin e Marrëveshjes për Demarkacionin të nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës dhe të Malit të Zi ,ndaj , përfshirja e kushtit në fjalë vetëm në teksin e Marrëveshjes për Demarkacionin qe do ta ratifikohej nga Kuvendi i Kosovës ,do t’ishte arbitrar, juridikdiht i pa vlerë , politikisht i pamoralshëm, i kontrabanduar ilegalisht dhe papërgjegjshëm sikundër referuar palës malazeze ashtu edhe deputetëve përkatësisht qytetarëve të vendit tonë ,të cilët, eventualisht nga lajthimi “Culpa” do të mund të llogarisnin në mundësinë e revidimit të pastajm të asaj Marrëveshjeje. Për tu riproceduar Marrëveshja për Demarkacionin e cila do të ratifikohej edhe nga Kuvendi i Kosovës, Conditio Sine Qua Non do të kërkohej pelqimi edhe i Qeverisë përkatësisht Kuvendit të Malit të Zi , i cili, de facti , tepër vështirë do të mund të sigurohej.
Në këtë kontekst vlen të apostrofohet pasinçeriteti qeveritar kur spekulohet edhe me “ ratifikimin e kushtëzuar të Marrëveshjes për Demarkacionin për revidim të pastajmë të saj” , i cili , njëherë e konfirmon defektin përmbajtësor të Marrëveshjes për Demarkacionin të pranuar edhe nga vetë Qeveria, përderisa , ajo angazhohet për “ revidim të të mëpastajmë të saj ” dhe karakterizohet me mashtrimin publik në funksion të përfitimit të votave pro të për ratifikim tok me gjasat tejet të vogla qe ,edhe pas një periudhe të konsideruar( dot nuk do ) të mund të arrihej një rishikim i demarkacionit të ratifikuar bileteralisht , sëpakut jo vetëm në saje të stipulimit të klausës së njëanshme në fjalë.
Për kufirin kosovar – malazez historik, të qendrueshëm e të drejtë
Në vend të angazhimit makijavelist të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin të mbështetur vetëm në të dhënat kadastrale sekondore por në asnjë kriter primar ,madje edhe të kushtëzuar arbitrarisht dhe unilateralisht, Qeveria kërkohet qe , në procedurë diplomatike e juridike ,të angazhohet fuqishëm për ridemarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi të bazuar në delimitacionin historik nga viti 1945 i cili ,si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të Malit të Zi, të Sërbisë, të YU II, Kosovës , në tekstet shkollore, universitare e shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe në një numër jo të vogël të punimeve shkencore, të teksteve universitare, të teksteve shkollore, të publikimeve dhe të analizave kritike referuar po kësaj çësjtjeje.
Sëandejmi , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin dhe faktorin historik para vitit 1945, edhe në këtë rast apostrofohet kërkesa imediate për ridemarkacion kufitar kosovar – malazez të bazuar në delimitacionin historik deri tani asnjëherë të reviduar në linjën Qafë e Çakorrit- Mokna – Hajlë – Kullë !
Vetëm kufiri kosovar – malazez i demarkuar sipas delimitimit të vitit 1945 do të të fiksohej, sanksionohej dhe mbetej i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm i cili do të krijonte parakushte të volitshme për kultivim të marrëdhënieve shoqërore, socio – ekonomike, politike, kulturore, shkencore, sportive reciproke të dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!


