Eko Higjiena

Polemika Thaçi-Kurti, sot në Kuvend

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Kryeministri, Hashim Thaçi, ka njoftuar Kuvendin e Kosovës për takimin e fundit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, si dhe për  marrëveshjet e arritur

Thaçi tha se implementimi i marrëveshjes së IBM-së ka filluar tani e dy ditë dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje sipas Thaçit është de facto dhe de jure njohje e shtetit te Kosovës nga ana e Serbisë. Thaçi. PDK-ja e përkrahi atë që tha kryeministri dhe i dha mbështetje atij në vazhdimin e procesit të bisedimeve. 

Ndërkaq, LDK-ja i quajti të pamjaftueshme informatat e dhëna nga kryeministri dhe kërkoi që marrëveshjet të sillen të shkruara në Kuvend. Menjëherë reagoi kryeministri, i cili tha se gjithçka është e qartë dhe do të respektohet plotësisht rezoluta e Kuvendit. Ai ripërsëriti se Kosova do të funksionojë si një zonë doganore. 

Lëvizja “Vetëvendosje”, tha se dialogu po e demaskon vetveten dhe si i tillë dialogu është shumë i dëmshëm për Kosovën. AAK-ja kërkoi nga Qeveria që të jetë e kujdesshme, duke insistuar në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, në mënyrë që procesi të mund të ecë më tutje.  Gjatë debatit, kreu i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes shkëmbyen akuza të shumta ndaj njëri –tjetrit, raporton KTV.

Pas fjalimit të Kurtit  i cili  tha se kryeministri Thaçi, bënë patriotizëm në Shqipëri duke e ngritur flamurin kombëtarë, ndërsa në kufi me Serbinë nuk guxon ta bëjë atë, ka reaguar kryeministri duke i bërë Kurtit pyetje krejt personale. Ai ka pyetur Kurtin, ai si patriot që tregohet pse nuk shkon që flamurin kombëtarë ta ngrit në Vlladimir në Mal të Zi ku ai e ka vendlindjen.

Ndërsa përgjigja e Kurtit ka qenë se atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkollë, dhe se ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen atje.

UBT

“Unë kam lindur në Prishtinë”, ka thënë Kurti. 

Më pas, ka folur Thaçi.

“Kurrë nuk e përmendet vendlindjen tuaj. Ai që e mohon vendlindjen e vet, e mohon edhe kombin e vet”, ia ka kthyer kryeministri.

Kryeministri po ashtu ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun, se e ka fshehur armën gjatë luftës dhe iu ka dorëzuar policisë serbe.

Akuzat janë mohuar nga Aliu, sipas të cilit, arrestimi i tij ka ndodhur në Ulpianë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka bërë thirrje për debat televiziv kryeministrit Hashim Thaçi. 

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.