Fundamenti

Valle e këngë për ditën e shkollës në Kishnapole

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arsimtarët dhe shkollarët e Shkollës fillore “Afërdita”, në Kishnapole, komuna e Gjilanit, sot, si një, kremtuan ditën e shkollës së tyre. Fillimisht, Jakup Ibrahimi, drejtor shkolle tha se, sa herë na vjen kjo ditë, 7 maji, ne e presim me gëzim dhe kremtojmë si ditë e rëndësishme e kësaj vatre të dijes së kësaj ane.

“Kjo shkollë fshati ka një traditë të hershme të punës edukativo-arsimore. Më herët, në këtë shkollë kanë vijuar mësimet e rregullta mbi 300 e më tepër shkollarë. Por, ky numër nuk është sot. Kjo nga brengos. Na brengose, sepse, dita-ditës, numri i popullatës së kësaj ane ka lëvizje nga një mes një tjetër. Por, këtë “fenomen” po e krijon edhe emigrimi i popullatës në botën e jashtme.

Tash për tash, shkolla jonë ka 120 shkollarë të rregulltë. Këtu japin mësim të rregullt 28 punëtorë të vyer me ditar në dorë. Gati të gjithë janë të kualifikuar, por këta punëtor pandërprerë bëjnë trajnime në të mirë të ndryshimeve të metodave më të reja të punës, që është një e mirë e arsimit tek ne. Shkollarët janë nga mese të ndryshme, si nga Sllakovci i Epërm, i Ulët, Kishnapola dhe Gadishi etj.

Fundamenti

Rezultatet e punës nuk mungojnë. Këtu punojnë grupet e lira, si ai i artit figurativ, i recitatorëve, i valleve dhe i këngëve popullore. Edhe vijimi i femrave në shkollë, gëzon. Kur sot kremtojmë këtë ditë, janë të ftuar jo vetëm shkollarë, por edhe prindër të nxënësve tanë. Uroj që kjo ditë e shkollës të kalojë bukur”.

Me këtë rast, një grup i krijuesve letrarë nga Gjilani, i udhëhequr nga Hysen Këqiku, krijues, para shkollarëve në fjalë lexuan punimet e tyre letrare, si janë: Ilaz Jashari, Hysen Këqiku, Shefik Shkodra, Shaip Bllaca, Nehat Ramizi (nga Tërnoci), Tefik Selimi, Mehmetali Rexhepi etj. Po kështu, krijuesit nga Gjilani, bibliotekës së shkollës në fjalë i dhuruan mbi 140 ekzemplarë (vepra) nga opusi i tyre letrar. Në fund, Demir Krasniqi, këngëtar dhe krijues popullor, këndoi këngën “Xhamadani vija vija…”/tefik selimi/rajonipress/