AKV “GJILANI” pritet ngrohtësisht në Ulqin
Gjilan – AKV “Gjilani” ishte pjesëmarrës në Festivalin ndërkombëtar të këngës qytetare “Ulqini 2017″.
AKV ,”GJILANI” në ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh të kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa më shumë këtë ngjarje me rëndësi të veçantë, të interpretuara nga këngëtarët tashmë të njohur të AKV “GJILANI” : Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Afrim Haziri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga Maestro, Murat Ismajli dhe aranzhimet e Burhan Azizit.
Festivali kishte karakter reveial dhe kishte laramani të këngëve edhe nga kombe të tjera.
Programi i paraqitur nga AKV “GJILANI” pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehonë kalasë së Ulqinit me këngët e bukura shqiptare, dhe është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatorët.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “GJILANI” në këtë festival është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer të Ansamblit dhe organizatorit ku me këtë rast i jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.
AKV “GJILANI” edhe pse me vështirësi të jashtëzakonshme nga mungesa e mbështetjes institucionale po përpiqet t` i kultivoj, t`i ruaj dhe t`i përfaqësoj vlerat tona kulturore në mënyrë sa më të mirë thuhet në njoftimin e Nehat Feratit, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”./rajonipress/


