HW

Politikanët mëkatarë grumbulluan milionat, drejtësia rri gojëmbyllur

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Duke pasur parasysh pasurimin enorm të pasluftës të drejtuesve të shumtë të politikës dhe institucioneve të shtetit të ri të Kosovës, një pasurim i pashpjegueshëm në raport me të ardhurat që realizohen në nivelin e tanishëm që ka zhvillimi ekonomik i vendit, analistët politikë dhe ekspertët e sundimit të ligjit konsiderojnë se ka shumë hapësirë dyshimi që të njëjtit të hetohen dhe të verifikohet pasurimi i tyre i kundërligjshëm, abuziv dhe kryesisht korruptiv.

Kelmendi:Këta njerëz të politikës, duke e vërë veten në lidhje me mafinë ekonomike, kanë krijuar pasuri të madhe të pajustifikueshm

Duke pasur parasysh pasurimin enorm të pasluftës të drejtuesve të shumtë të politikës dhe institucioneve të shtetit të ri të Kosovës, një pasurim i pashpjegueshëm në raport me të ardhurat që realizohen në nivelin e tanishëm që ka zhvillimi ekonomik i vendit, analistët politikë dhe ekspertët e sundimit të ligjit konsiderojnë se ka shumë hapësirë dyshimi që të njëjtit të hetohen dhe të verifikohet pasurimi i tyre i kundërligjshëm, abuziv dhe kryesisht korruptiv.

Është një vlerësim gjithëpërfshirës, me emërues të përbashkët se në këtë rrafsh sistemi aktual i drejtësisë nuk po e sheh një fenomen të tillë të zhvatjes së shtetit dhe kryesisht po i amniston mëkatet e të gjithë politikanëve dhe pushtetarëve në Kosovë, të cilët nuk frikësohen të deklarojnë milionët në pasuri të grumbulluar, qoftë gjatë qëndrimit në pushtet apo edhe në opozitë. Shumë pushtetarë e politikanë, pozitë dhe opozitë, pasurinë e tyre e kanë akumuluar pas lufte dhe pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka pasur zyrtarisht kompani të regjistruara, porse me rroga të vogla janë bërë tejet të kamur. Profesori i së drejtës, Riza Smaka, vlerëson se zanafilla e këtij pasurimi të kundërligjshëm vjen që nga zhvillimet e gjatë luftës së Kosovës (1998-9) e tutje dhe më vonë, ngase në vendin tonë, ndër të tjera, kanë ndodhur parregullsi dhe padrejtësi jo të vogla, për të vazhduar edhe në ditët e sotme, por pa asnjë veprim serioz të institucioneve të sundimit të ligjit. “Për dukuritë e tilla, po ashtu, jo të pakta, kundërvajtësit morale e legale pothuajse dot nuk janë persekutuar keqbërësit, manipulantët, spekulantët përkatës. Ndër të tjera, keqbërësit e caktuar në baza e procese ilegale janë stërpasuruar, e për të qenë edhe më keq në dëmin e qytetarëve dhe të parasë publike. Sistemi i Drejtësisë, deri sot, nuk ishte as për së afërmi në krye të detyrave zyrtare të besuara e më së paku në persekutimin legal të të pasuruarve në rrethana të luftës e të pasluftës. Për indiferencën si dhe inefikasitetin e tillë ndër të tjera ka influencuar edhe shkalla e konsideruar e korrupsionit në struktura të po atij sistemi”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kuvendi apo Legjislativi ishte dashur të ushtronte pushtet kontrollues mbi Ekzekutivin si dhe sistemin e drejtësisë, e së andejmi të kërkonte ultimativisht ndërmarrje masash ligjore e institucionale në mënyra legale dhe të mbikëqyrura.

Mobi Casa

Ai shton se edhe kontrollimi kuvendor në këtë dimension ka dështuar.”Pikërisht për shkak të Legjislativit inefikas dhe inkonsistent Ekzekutivi jo që është i pakontrolluar nga Kuvendi, por hera-herës të nijetit i është mbivënë. Derisa sistemi i drejtësisë krejtësisht ka mbetur jashtë çdo mbikëqyrje për funksionim”, është shprehur ai.

Kelmendi: Pa Ligjin antimafia nuk ka dënim të atyre që u pasuruan paligjshëm

Muhamet Kelmendi thotë se çështja e pasurimit të klasës politike, pavarë- sisht nivelit, qoftë pozitës a opozitës, është një problem shumë i theksuar dhe i mbrehtë që po e përcjell Kosovën, pa lëvizur fare institucionet e drejtësisë për ta jetuar dhe gjykuar këtë lloj fenomeni të lidhur ngushtë me krimin e korrupsionin.”Në të gjitha nivelet ka korrupsion dhe krim. Këta njerëz të politikës, duke e venë veten në lidhje me mafinë ekonomike, kanë krijuar pasuri të madhe. Kjo gjendje është provuar kryesisht nga deklarimet e pasurisë së bërë te agjencia e deklarimit të pasurisë, ku nga 4500 deklarues të politikës, të gjithë dalin se kanë krijuar pasuri jashtë kapaciteteve të bazës ligjore financiare. Dhe nëse kjo merret për bazë, të gjithë këta janë subjekte potenciale, që prokuroria të hapi hetimet”, theksoi Kelmendi. Mirëpo, mosveprimin e institucioneve të ligjit ai e arsyeton me dy fakte: “Nën 1. Organet e drejtësisë, si policia e prokuroria, ashtu edhe gjykatat, janë gjithashtu subjekte për ndjekje, sepse edhe ata janë pasuruar së tepërmi dhe 2. Janë organe që janë nën kontrollin e politikës dhe i shërbejnë kryesisht politikës. Mbi këto shkaqe nuk ka kush t’i ndjekë. Kemi kështu një korrupsion dhe krim të ashpër të vetë pushtetit”, theksoi Kelmendi. Ai beson se e tërë kjo mundë të fillon të përmirësohet vetëm me hartimin dhe zbatimin e Ligjit antimafia.

Edhe analisti politik Albrim Badallaj thotë se pikërisht mungesa e hetimit të pasurive të politikëbërësve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë është për shkak të mospavarësisë së organeve të Drejtësisë, mungesës së sigurisë individuale dhe familjare për gjyqtarët dhe prokurorët, e po ashtu deri diku edhe mungesa e vullnetit për të hetuar të tilla çështje. “Mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rrejshëm i saj duhet të ketë pasoja të rënda, sidomos për politikëbërësit, saqë ata duhet që të mos lejohen të jenë në lista zgjedhore apo në funksione shtetërore. Fuqia financiare karshi asaj politike, që gëzojnë shumë politikanë, ka bërë që edhe Drejtësia të gjykojë shpeshherë me standarde të dyfishta, apo edhe duke mos gjykuar fare. Më të rëndë e bëjnë faktin kur paratë të cilave nuk u dihet prejardhja e tyre, investohen sa për shpërlaje parash, apo edhe investohen në vende të ndryshme ku nuk e kanë parasysh prejardhjen e pasurisë. Siç kemi thënë edhe më herët, trinomi politikë-biznese-sistemi drejtësisë janë shkaktarët kryesorë të kësaj gjendje të mosfunksionimit të ligjit, pasurimit të dyshimtë brenda natës dhe krijimit të monopoleve, në një kohë kur tregu duhet të jetë i hapur dhe konkurrues”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.