Fundamenti

Ish-Nënkryetari i AAK’së thotë se Opozita po i bën argat PDK’së me mocion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, duke folur rreth situatës së fundit politike në vend, pas mocionit të opozitës, ka thënë se në situatën aktuale zgjedhjet e parakohshme do t’i konvenonin vetëm PDK-së. Maloku me mocionin e opozitës sheh dy variante.

“Dihet që zgjedhjet e parakohshme parlamentare i konvenojnë në këtë situatë vetëm PDK-së. Për shkak të pamundësisë për shumë arsye, që PDK-ja të tërhiqet nga koalicioni u gjenden argatët e PDK-së dhe e dërguan mocionin për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend”, ka shkruar Maloku.

Eco Higjiena

“Situatë e ngjashme, dhe e provuar edhe në vitin 2010 kur ish-presidenti Fatmir Sejdiu nga argatët e atëhershëm të PDK-së u dërgua në Kushtetuese. Nga dy variantet njëra do të ndodhë në Kuvend: Do të këtë sukses mocioni dhe kjo do të jetë fitore vetëm e PDK-së me çka krijohet mundësia e vetme që edhe njëherë t’i fitojë zgjedhjet…..argatët si gjithherë ‘pas bishtit të kalit’ ose; Për shkak të presionit amerikano-gjerman mocioni do të dështojë dhe nga kjo do të dalin edhe më të fuqishëm Isa Mustafa dhe LDK-ja. Argatët edhe ashtu argat mbesin!”, ka shkruar Naim Maloku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.