Beqiri: Asnjë parti serioze nuk duhet të frikësohet nga zgjedhjet
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se subjekti të cilit i përket nuk ua ka frikën zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato.
Ai këtë deklaratë e ka dhënë duke komentuar mudnësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, si rrjedhojë e rezultatit pozitiv nga mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i nisur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën.
“Asnjë parti serioze nuk duhet të frikësohet nga zgjedhjet. Por duhet parë cka mund të jetë rezultati i tyre. A paraqesin ato në të vërtetë zgjidhje”.


