ARKATANA

Mustafa: Rritja ekonomike mundëson rritjen e pagave për shërbyesit civilë, punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme kërkoi nga Ministria e Financave, që në koordinim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.

Kryeministri Mustafa tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrueshmëri të mirë buxhetore dhe lëvizje të mirë ekonomike, gjë që mundëson edhe rritjen e pagave.

“Javën e kaluar kemi aprovuar informatën lidhur me ecuritë e buxhetit dhe për kornizat për vitet e ardhshme. Kemi konstatuar se kemi një qëndrueshmëri të mirë buxhetore gjatë kësaj periudhe, kemi lëvizje të mira ekonomike. Tash, në suaza të kësaj unë dëshiroj të kërkoj nga Ministria e Financave që në mbledhjet e ardhshme, prapë në koordinim me FMN-në, të propozojë edhe mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civil dhe njerëzit tjerë që punojnë në arsim dhe në shëndetësi, në gjysmën e këtij viti, në mënyrë që të përgatitemi edhe gjatë rishikimit të buxhetit t’i kemi këto komponente dhe pastaj të zbatojmë në të ardhmen në mënyrë automatike rritjen e pagave sipas rritjes ekonomike”, tha kryeministri.

ARKATANA

Më tej, kryeministri Mustafa tha se gjatë këtyre dy viteve ka pasur rritje të konsiderueshme ekonomike, e cila mundëson një lëvizje sa i përket rritjes së pagave në të ardhmen.

“Do të kemi parasysh edhe sektorin privat, në mënyrë që të mos krijojmë diferenca shumë të mëdha, të cilat pastaj nxisin ikjen e kuadrove nga një sektor në sektorin tjetër. Nëse pajtoheni do të kërkojmë nga Ministria e Financave që të vije me një propozim të caktuar gjatë përgatitjes së ndryshimit dhe plotësimit të buxhetit për vitin e ardhshëm”, tha kryeministri Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.