Misioni i të gjitha partive politike – vjelja dhe zhvatja e shtetit
Duke i hedhur një shikim gjithëpërfshirës skenës politike të Kosovës, analistët konsiderojnë se njëri ndër shtetet më të reja në botë, edhe pse i lindur në epokën e zhvillimit të hovshëm demokratik, po degradon skajshëm dhe pandalshëm nga egoizmi i madh i politikanëve, lufta për pushtet dhe oligarkia elitare, ku shteti përdoret vetëm për interesat e oligarkisë dhe elitës së ngushtë partiake e klienteliste.
DEGRADIMI I PANDALSHËM I SHTETIT
Hertica: “Partitë politike, korporata të dëmshme për interesin e shtetit”
“Ne nuk po flasim vetëm për dëmtim të funksionimit të një rendi demokratik, por këtu bëhet fjalë për shëmtimin e funksionimit të demokracisë brenda subjekteve, apo partive politike në vend. Me fjalë të tjera, kundërshtimi i liderit partiak ose mendimi ndryshe, ose ‘pavarësia e deputetëve’ pothuajse nuk ekziston brenda strukturave partiake, në të kundërtën linçohesh, lihesh anash apo edhe persekutohesh”, ka potencuar analisti Nexhmedin Mustafa
Duke i hedhur një shikim gjithëpërfshirës skenës politike të Kosovës, analistët konsiderojnë se njëri ndër shtetet më të reja në botë, edhe pse i lindur në epokën e zhvillimit të hovshëm demokratik, po degradon skajshëm dhe pandalshëm nga egoizmi i madh i politikanëve, lufta për pushtet dhe oligarkia elitare, ku shteti përdoret vetëm për interesat e oligarkisë dhe elitës së ngushtë partiake e klienteliste.
Kjo lidhje kriminale po bën që edhe partitë politike, pozitë dhe opozitë, të konsiderohen si prona e korporata private, që funksionojnë si agjenci politike, e jo parti me demokraci të brendshme për interesa të të gjithë qytetarëve.
Analisti Arsim Haziri thotë se roli dhe misioni ì pothuaj të gjitha subjekteve politike është vjelja dhe zhvatja e produkteve shtetërore. “Kjo mendësi ka neglizhuar çdo proces me rëndësi vitale për shtetin tonë, duke krijuat njëherësh të gjitha kriteret që Kosova të jetë vend ì papërshtatshëm ekonomikisht dhe ì diskriminueshëm politikisht. Kosova është vendi ku sundon individualiteti dhe klientelizmi dhe mbi bazën e këtyre fenomeneve kemi edhe këtë destabilitet të përgjithshëm shtetëror, ì cili ka prodhuar mandej gjithë infrastrukturën negative që shoqëria jonë të mos funksionojë ligjërisht”, tha politologu Arsim Haziri.
Image result for shut your mouth
Liria e cenuar e shprehjes
Analisti politik, Nexhmedin Mustafa, konsideron se kur janë në pyetje subjektet apo partitë politike në Kosovë, organizimi i tyre i brendshëm, struktura dhe funksionimi i tyre, me disa përjashtime të vogla, pothuajse vështirë se dallojnë nga njëra-tjetra, sidomos kur në pyetje është respektimi i mendimit dhe fjalës së lirë të anëtarëve të saj. “Mendimi ndryshe dhe fjala e lirë do të duhej të ishin vlera themelore, në bazë të të cilave edhe do të duhej të funksiononte jeta qytetare në Kosovë. Sot, ndodh e kundërta! Lirshëm e shpreh mendimin e vet, ndoshta edhe deri në banalitet, në shumicën e rasteve, pothuajse vetëm ajo pjesë e shoqërisë kosovare, bie fjala atyre që nuk i rrezikohet vendi i punës, që nuk mund të shantazhohet apo rrezikohet në një formë apo tjetër. Forma e funksionimit të subjekteve dhe partive politike në vend mendoj se është në stadin më të përkeqësuar totalitar-autokratik, me elemente të udhëheqjes diktatoriale”, ka theksuar ai. “Kur jemi këtu, ne nuk po flasim vetëm për dëmtim të funksionimit të një rendi demokratik, por këtu bëhet fjalë për shëmtimin e funksionimit të demokracisë brenda subjekteve apo partive politike në vend. Me fjalë të tjera, kundërshtimi i liderit partiak, ose mendimi ndryshe, ose “pavarësia e deputetëve” pothuajse nuk ekziston brenda strukturave partiake, në të kundërtën linçohesh, lihesh anash apo edhe persekutohesh”, ka potencuar Nexhmedin Mustafa. “Kjo formë e funksionimit politik-shoqëror është e përmasave shqetësuese dhe dëmton rëndë funksionimin dhe zhvillimin e demokracisë në vend”, është shprehur më tutje ai./kosova sot/


