UBT

Ahmadinejad e dërgon këshilltarin në burg, kritikoi mbulesën e grave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i agjencisë së lajmeve shtetërore IRNA, është arrestuar në Teheran derisa shefi i tij ndodhej në New York.

Sipas IRNA-s, drejtori Ali Akbar Javanfekr është arrestuar në kohën kur presidenti iranian Ahmadinejad po mbante fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit në New York, raporton Rel.

Eco Higjiena

Sipas agjencisë, Javanfekr sapo është arrestuar është dërguar në burgun Evin në Teheran, ku do ta mbajë dënimin prej 6 muajsh, nën akuzat për publikimin e materialeve ofenduese të kodeve islamike dhe moralit publik.

Akuzat erdhën pas publikimit të një artikulli në një revistë të kontrolluar po ashtu nga Javanfekri, i cili artikull ishte kritik ndaj idesë që gratë iraniane ishin të detyruara të mbanin mbulesa.