Asllani ia siguron fitoren Suedisë
Futbollistja Kosovare Asllani i ka siguruar fitoren Përfaqësueses së Suedisë, në ndeshjen miqësore kundër Holandës, të zhvilluar të shtunën. Suedia e fitoi ndeshjen me rezultatin e ngushtë 2:1, kurse Asllani shënoi golin e fitores në minutën e 66-të.
Asllani ishte titullare në këtë ndeshje dhe luajti 90 minuta. Për Asllanin 23-vjeçare, ky ishte goli i shtatë në 33 ndeshje të zhvilluara për Suedinë. Ajo është pjesë e Suedisë prej vitit 2008, kurse aktivizohet te ekipi suedez Kristianstads.


