UBT

Partitë po e mashtrojnë diasporën

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Derisa po afrohen zgjedhjet e reja parlamentare, kalendari i rregullt është qershori i vitit që vjen, por nuk përjashtohet edhe befasia gjatë këtij viti. Disa nga partitë politike tani me besim të humbur nga qytetarët në vend kanë filluar të dalin me opsione të reja në kërkim të votës, duke insistuar të mësyjnë diasporën, duke e parë atë si një potencial rezervë të pashfrytëzuar akoma, për ta përvetë- suar secila për vete dhe për ta mashtruar për interes të votës.

POLITIKA JASHTË KUFIJVE

Kërkojnë të vjelin fonde për fushatë

“Për t’i dhënë shtytje kësaj të drejte legjitime për vendet e rezervuara për diasporën në Kuvendin e Republikës, domosdo duhet të futen në funksion të gjithë mekanizmat e shoqërisë civile, e jo iniciativa të tilla frytdhënëse të mbeten në frazat e politikanëve, të cilët shpesh dinë të bëjnë lojëra të tilla manipulative, kuptohet për përfitime politike dhe ekonomike”, tha Hidajet Ahmeti

Derisa po afrohen zgjedhjet e reja parlamentare, kalendari i rregullt është qershori i vitit që vjen, por nuk përjashtohet edhe befasia gjatë këtij viti. Disa nga partitë politike tani me besim të humbur nga qytetarët në vend kanë filluar të dalin me opsione të reja në kërkim të votës, duke insistuar të mësyjnë diasporën, duke e parë atë si një potencial rezervë të pashfrytëzuar akoma, për ta përvetë- suar secila për vete dhe për ta mashtruar për interes të votës.

Analistët politikë dyshojnë shumë në sinqeritetin e angazhimit të partive politike, se ato do të mund ta realizojnë një synim të tillë, ngase më shumë do të jetë ky një plan diletant i partive politike që po propozojnë vende të rezervuara në Parlament për deputetë të diasporës, si mashtrimi i radhës afatshkurtër për vjeljen e fondeve për fushata zgjedhore për të gjitha partitë politike.

ARKATANA

Profesor Riza Smaka konsideron se diaspora e meriton të përfaqësohet në Kuvend, se partitë politike me kohë kanë mundur të bëjnë zgjidhje ligjore që ta sigurojnë edhe këtë përfaqësim, por nuk kanë pasur vullnet që në kuadër të reformës zgjedhore të gjejnë zgjidhjen dhe nuk beson që edhe angazhimi i tashëm ka ndonjë qëllim tjetër veç qëllimit afatshkurtër për përfitim të fondeve zgjedhore. “Në parim do të ishte zgjidhje e drejtë ligjore, madje e mirë, që t’u hapet mundësia e përfaqësimit në Kuvend edhe qytetarëve të Kosovës që po punojnë në botën e jashtme që të votojnë dhe të jenë të votuar. Momentalisht dhe aktualisht disa parti politike, nga lakmia fillimisht për të fituar popullaritet për aq sa mund të fitojnë, për të fituar një deputet a deputete më shumë, por më shumë për mbështetje financiare nga jashtë po e bëjnë një angazhim të tillë”, theksoi ai.

Politika me kalkulime

Të pasinqertë e sheh këtë ide edhe politologu Arsim Haziri. “Politika aktuale çdo iniciativë arrin ta kalkulojë në votë e fonde. Qytetarët, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, e kanë kuptuar egoizmin e tepruar në relacion me pushtetin dhe duke kuptuar këtë fakt është e pamundshme të bien në grack- ën e politikës. Në këtë relacion shkon edhe investimi i tyre për çdo vit më i minimizuar, kjo njëherësh tregon për zhgënjimin që adresojnë ndaj institucioneve të ‘lira'”, theksoi ai.”Propozimi i kreut të vendit, Hashim Thaçi, ashtu edhe të disa subjekteve politike kinse për vende të rezervuara në Parlament për deputetë të diasporës, më shumë flet për ndonjë bashkëpunim të mundshëm në kuptimin e përkrahjes elektorale dhe financiare sesa njëmend që mund të ketë vlerë të vërtetë. Diaspora si dikur ashtu edhe tani ka qenë motori i çlirimit dhe zhvillimit, mirëpo për sa kohë ky faktor zhvillimi ka funksionuar ai është keqpërdorur totalisht nga bartësit e lartë shtetërorë. Pra, duke pasur në konsideratë keqpërdorimin e tyre të pandalshëm dhe duke mos iu krijuar hapësirë të konsiderueshme parlamentare me kohë, theksoj se vështirë ky faktor të bjerë pre e grackës së politikës”, tha politologu Arsim Haziri.

Ai rikujton se për masën e zhgënjimit dhe mosvlerësimin e kontributit mjafton t’i hedhim një sy Agjencisë së statistikave, për të kuptuar se në çfarë vlerë u besojnë institucioneve të Kosovës.”Propozimet e disa subjekteve ose eksponentëve politike për hapësirë parlamentare brenda Kuvendit janë synime diletante dhe për objektiv të saj kanë mashtrimin, si vjeljen e fondeve ashtu edhe përfitimin elektoral, sidomos në kushtet që jemi”, u shpreh Haziri.

E drejta e mohuar

Analisti politik Hidajet Ahmeti konsideron se është shumë legjitime të kërkohen vende të rezervuara për diasporën, por jo të shfrytëzohet potenciali i tyre financiar e intelektual për qëllime të subjekteve politike.”Diaspora ka potencialin intelektual e financiar, nuk duhet përjashtuar ndihmën e vazhdueshme që diaspora bën për shtetin e Kosovës në forma të ndryshme. Prandaj, kontributi i diasporës në forma të ndryshme dhe të vazhdueshme duhet të përkthehet me një të drejtë legjitime për ta, duke pasur vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht duke kontribuar edhe në jetën politike e veçanërisht në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre”, theksoi ai.”Kjo iniciativë duhet të konvertohet në plotësimin e një të drejte të mohuar deri më tani, por në të njëjtën kohë të jetë serioze dhe e sinqertë nga liderët e subjekteve politike. Diaspora edhe ashtu, edhe në kohe lufte e krizash, ka qenë promotor i ndryshimeve të mëdha radikale që nga vitet e 80-ta, 90-ta e deri në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga kthetrat e një regjimi shovinist serb, por edhe tash kontributi i diasporës është i jashtëzakonshëm, duke filluar nga kontributi financiar, intelektual, por edhe në diplomacinë e jashtme, duke promovuar vlerat e shtetit të Kosovës në gjitha aspektet”, ka thënë më tej Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.