ARKATANA

Aventura me Demarkacionin lë Kosovën në geto

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Duke parë sinjalet e fundit që po vijnë në drejtim të shtetit të Kosovës nga Brukseli dhe përpjekjen e pasuksesshme të kryeministrit Mustafa që të bindë BE-në për suspendim të kriterit për liberalizim të vizave në dy vitet e ardhshme, që ka të bëjë me Demarkacionin, analistët politikë konsiderojnë se me këtë thellim krize po varroset përfundimisht edhe shpresa e fundit për qytetarët e Kosovës që ta fitojnë liberalizimin e vizave gjatë këtij viti, duke e vënë në pikëpyetje madje edhe vitin tjetër.

Politikanët e dështuar sakrifikojnë popullin

Duke parë sinjalet e fundit që po vijnë në drejtim të shtetit të Kosovës nga Brukseli dhe përpjekjen e pasuksesshme të kryeministrit Mustafa që të bindë BE-në për suspendim të kriterit për liberalizim të vizave në dy vitet e ardhshme, që ka të bëjë me Demarkacionin, analistët politikë konsiderojnë se me këtë thellim krize po varroset përfundimisht edhe shpresa e fundit për qytetarët e Kosovës që ta fitojnë liberalizimin e vizave gjatë këtij viti, duke e vënë në pikëpyetje madje edhe vitin tjetër.

Sipas tyre, janë pikërisht këto parti politike të papërgjegjshme, në pozitë dhe opozitë, që po e fusin këtë proces në rrugë pa krye, pasi që tanimë shkuarja në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme është bërë vetëm çështje ditësh se kur partitë politike do ta zbardhin qëndrimin dhe do të merret vendimi për vetëshpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Analisti politik, Ridvan Emini, thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës siç po shihet jo vetëm që nuk do të ndodhë brenda këtij viti, por si proces po rrezikon të shtyhet edhe më gjatë. “Përgjegjësinë për një gjë të tillë e ka kjo legjislaturë parlamentare dhe kjo Qeveri, pasi që nuk kanë arritur të realizojnë kriteret e përcaktuara nga ana e BE-së. Duhet të vë në pah se në zgjedhjet e kaluara parlamentare kemi pasur vonesa për krijimin e Qeverisë, andaj nuk mund ta përjashtojmë një përsëritje të tillë gjë që do të ndikoj drejtpërsëdrejti në shtyrjen e të gjitha proceseve kruciale për vendin dhe qytetarët e Kosovës”, tha analisti Emini.

Përgjegjësit të shkarkohen

Mobi Casa

Analisti Jeton Kelmendi gjykon se kjo që po bën tani Qeveria e Kosovës është një kryevepër e hipokrizisë, sepse është vetë Qeveria që i kishte kërkuar BE-së ta fusë në listën e kushteve Demarkacionin si presion ndaj deputetëve dhe atyre që kundërshtojnë shitjen e tokës së Kosovës e tani bëhet sikur i kërkon mëshirë për këtë çështje, prandaj për këtë dështim në pritje duhet të ketë edhe llogaridhënie politike e ligjore nga vetë zyrtarët e lartë të shtetit.”Kjo punë nuk kryhet me kopallat e Isa Mustafës as me shantazhet e Kadri Veselit, por duhet sjellë Demarkacioni në Kuvend dhe le të dështojë nëse nuk ka vota të mjaftueshme edhe kjo punë, e më pastaj të shikohet mundësia ose të rinegociohet ose në arbitrazh ndërkombëtar, por fillimisht duhet dhënë dorëheqje personat fajtorë: Hashim Thaçi, Skënder Hyseni, Murat Meha me “ekspertët” e tij dhe Isa Mustafa, e vetëm pastaj me këta njerëz të merret edhe gjykata. Nuk mund të rrimë më duarkryq dhe të presim të na i zgjidhin problemet tona të tjerët, sepse do humbim gjithmonë”, tha Jeton Kelmendi.

Politika pa strategji

Edhe sipas Hidajet Ahmetit, drejtimi i shtetit nga politikanë materialistë e karrieristë, që politikën e shohin në përfitim material e jo në interes të përgjithshëm qytetar, ka sjellë shtetin buzë greminës.”Politika pa strategji e jashtë konceptit qytetar është abnormalitet, po ashtu politika e cila të mirën publike e shndërron në interesa klienteliste e nepotiste e përkthen shtetin në pronë private dhe jashtë të mirës së përgjithshme. Mungesa e konsensusit politik për çështje të rëndësishme për vendin e në interesa qytetare ka sjellë shtetin në një rrugë pa krye dhe gjithherë shkaku i kalkulimeve të partive politike”, tha Ahmeti.

Ai ka potencuar se nuk është e logjikshme, por as racionale që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të cilat me potencë do të prodhojnë realitet të njëjtë politik. “Qeveria ka në duar të gjithë mekanizmat për ta zgjidhur problemin, por mungesa e bashkëpunimit në mes rivalëve tradicionalë në qeverisje ka prodhuar një gjendje të cilën po e jetojmë në vazhdimësi. Prandaj, edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, për të ndryshuar këtë realitet të hidhur duhet të ndodhë një kthesë e madhe racionale, duke ndëshkuar ata të cilët sjellën Kosovën në këtë gjendje të rëndë socio-ekonomike”, tha Hidajet Ahmeti.

Një dush të ftohtë për shpresat e mëdha të liberalizimit të vizave në këtë vit ose vitin që vjen lëshon edhe analisti politik Ali Hertica.”Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, dhe qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm sikur se fqinjët e tyre përreth shtetit të Kosovës, drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.