UBT

Shi i rrëmbyeshëm,por i bereqetshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan- Ndonëse shiu i shpejt dhe tepër i rrëmbyeshëm ka dëmtuar disa lagje e ka shkaktuar dëme nëpër disa shtëpi, ky shi shumë i mirëpritur u ka ndihmuar kulturave bujqësore.

Gjilani është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm i përcjellur dhe me breshër. Ky shi i mirëpritur dhe i dobishëm për të mbjellurat bujqësore është shumë i mirëseardhur ndonëse ka pasur lagje e familje që kanë pësuar nga vërshimet e shpejta.

Vendet më të prekura vazhdojnë të mbesin shtëpitë përgjatë lumit Mirusha e Stanishorka.

Mobi Casa

Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë tha se breshër ka ra vetëm në qytet dhe realisht nuk ka shkaktuar dëme. Fatmirësisht breshër nuk ka ra nëpër fshatra ku edhe jemi friksuar.

Shiu është shumë i dobishëm për kulturat bujqësore, edhe pse dëme mund të ketë nëpër disa lagje që janë më të ekspozuara tha Rapuca./rajonipress/

Mund të ju interesoj: