Dallëndyshja ime
Poezi nga Avdush Canaj
Dallëndyshja ime
e di
kush e pikturon ylberin
ne faqe të qiellit?
Gjoku me flatra
ku i blenë
këpucët që këndojnë?
Shiu kur zbret nga retë
në ç`violinë këndon
nëpër dritare lulesh?
Në cilën fletore
sardelja e vockël
bënë detyrat e shtëpisë?
E di dallëndyshja ime,
e di,
ku e lë çelësin dita
kur bie të fle?


